LAJMI I FUNDIT:

“Mora një plumb për demokracinë”, deklarohet Trump teksa rinis fushatën zgjedhore

“Mora një plumb për demokracinë”, deklarohet Trump teksa rinis fushatën zgjedhore

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi është ngjitur në skenën e Van Del Arena në Michigan.

Kandidati republikan për president foli në një tubim elektoral për herë të parë që nga atentati i javës së kaluar në Pensilvani.

Trump kishte vendosur më parë një fashë të madhe të bardhë në veshin e tij të djathtë, por për tubimin e fundit kishte zgjedhur ta largonte.


Në vend të saj, kishte vendosur një fashë të vogël bezhë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ai e nisi fjalimin duke falënderuar mbështetësit e tij për “shpërthimin e jashtëzakonshëm të dashurisë” të treguar ndaj tij në vazhdën e atentatit të javës së kaluar.

Gjithashtu falënderoi kandidatin e tij JD Vance, i cili thotë se do të jetë një zëvendëspresident “fantastik”.

Duke iu referuar atentatit, Trump tha se ai “mori një plumb për demokracinë”.

“Ata vazhdojnë të thonë se jam një kërcënim për demokracinë. Unë po them, çfarë dreqin bëra për demokracinë? Javën e kaluar mora një plumb për demokracinë. Çfarë bëra kundër demokracisë?”.

Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit
Lexo po ashtu Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Zgjedhjet e ardhshme Trump i quajti si “më të rëndësishmet në historinë e vendit”.

Për Partinë Demokratike, ish-presidenti tha: “Ata nuk e kanë idenë se kush është kandidati i tyre, dhe as ne. Ky është një problem”.

Më pas, Trump premtoi të ulë përgjysmë faturat e energjisë për amerikanët, t’i jap fund “makthit të inflacionit” dhe të shtypë “krimin e migrantëve”.

Duke kaluar në marrëdhënie ndërkombëtare, Trump e quajti udhëheqësin kinez, Xi Jinping, një njeri “të shkëlqyer” që “kontrollon 1.4 miliardë njerëz me një dorë të hekurt”.

Ai thotë se do të “parandalojë Luftën e Tretë Botërore që të ndodhë” dhe se do të “zgjidhë” luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nëse ai rizgjedhet, megjithëse nuk dha detaje se si do ta bëjë këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

Botë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Të paktën 9 të vdekur nga raketat që thuhet se janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit

Të paktën 9 të vdekur nga raketat që thuhet se janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit

Botë
Kalo në kategori