LAJMI I FUNDIT:

RMV: Dy pilotë të pensionuar në mënyrë aktive përfshihen në shuarjen e zjarreve

RMV: Dy pilotë të pensionuar në mënyrë aktive përfshihen në shuarjen e zjarreve

Vasko Mihalçev dhe Stoje Arsovski, janë dy pilotët në pension, të cilët janë kthyer në punë për shkak të mungesës së pilotëve të trajnuar për të drejtuar aeroplanët zjarrfikës “Er Traktori”.

Të dy janë përfshirë në shuarjen e zjarreve që janë aktive prej dhjetë ditë në territorin e shtetit.

Në rrjetet sociale publikohen çdo ditë  fotografi me fjalë lavdëruese për ta.


Ata u kthyen në punë me vendim të Qeverisë pasi iu ofruan marrëveshje të reja.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, më 12 korrik në një deklaratë për MIA-n ka konfirmuar se marrëveshjet  me dy pilotët janë nënshkruar dhe se ata do të angazhohen në shuarjen e zjarreve.

Për mungesën e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, MIA ka shkruar që në prill të këtij viti.  Me titull “Mungesë kritike të pilotëve në DMSH –  ballafaqimi me zjarret pyjore  këtë verë do të jetë sfidë shtesë”, MIA-a më pas në një bisedë me drejtorin e DMSH-së publikoi se nga tre pilotët që Drejtoria kishte në dispozicion, sivjet mbetet vetëm me një pilot, sepse dy i kanë plotësuar kushtet për pension pleqërie. /Mia.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

Lajme
Luljeta Pula flet për fjalimin në kullën e Jasharëve pas sulmit të parë: Aty unë bëra thirrje për luftë

Luljeta Pula flet për fjalimin në kullën e Jasharëve pas sulmit të parë: Aty unë bëra thirrje për luftë

Lajme
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Lajme
Kalo në kategori