LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 21° clearsky_night

Të rinjtë e Drenasit aktivë, nga Këshilli i Veprimit Rinorë thonë se janë të hapur edhe për vullnetarë

Të rinjtë e Drenasit aktivë, nga Këshilli i Veprimit Rinorë thonë se janë të hapur edhe për vullnetarë

Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), në Drenas ka më shumë se dhjetë vite që funksionon si organizatë jo politike e të rinjve.

Përmes projekteve të ndryshme ata kanë bërë punë të shumta në sfera të ndryshme si edukimi, kultura e sporti, në komunën e Drenasit, transmeton Telegrafi.

Donika Zogu e cila është tashmë pesë vite kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) thotë se vetëm vitet e fundit kanë realizuar 20 projekte.


“Vitet e fundit kemi realizuar mbi 20 projekte të ndryshme, që përfshijnë fusha të ndryshme si edukimi, kultura, sporti dhe zhvillimi i kapaciteteve rinore”, tha ajo.

Sipas kryetares së KVRL-së sfida kryesore ishte te financat e qëndrueshme, pasi që sipas saj kanë pasur probleme financiare dhe kjo ka penguar funksionimin e organizatës.

“Vështirësitë kryesore kanë përfshirë gjetjen e financimeve të qëndrueshme, angazhimin e të rinjve në aktivitete të vazhdueshme. Për më tepër, para dy viteve të fundit nuk kemi pasur financim nga Komuna, pavarësisht se KVRL është një ombrellë e organizatave të tjera dhe duhet të mbështesë këto organizata. Fatkeqësisht, si funksionon në Kosovë është që KVRL duhet të aplikojë për subvencione, duke u bërë konkurrencë vetë OJQ-ve nën ombrellën e saj për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë financiare për funksionim. Në raste të tilla kur KVRL-të nuk kanë një mbështetje nga Komunat ato rrezikojnë të shuhen sikur në shumë komuna të tjera në Kosovë”, u shpreh ajo.

Veç kësaj, ajo tha se mbështetja nga komuna nuk ka munguar.

“Kemi pasur mbështetjen e komunës së Drenasit në disa projekte kyçe. Megjithatë, gjithmonë ka vend për përmirësim në rritjen e mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit strategjik”, tha ajo.

Donika Zogu, kryetare e KVRL-Drenas

Ajo rrëfeu për Telegrafin, një nga projektet që për të është krenari dhe që sipas saj ka ndihmuar shumë në zhvillimin e komunikimit mes të rinjve.

“Një nga projektet me të cilat ndjehem shumë krenare është ‘Be Free to Just Be’, i cili ka pasur një ndikim të madh në promovimin e bashkëjetesës paqësore dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve nga komunitete të ndryshme. Ky projekt ka ndihmuar në ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit që janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie më të bashkuar”, u shpreh ajo.

Planet e KVRL-së janë të shumta, e një ndër to edhe zgjerimi i organizatës duke e qenë e hapur gjithnjë për njerëz të rinj.

“KVRL është shumë e hapur për vullnetarë të rinj. Ne gjithmonë kërkojmë të rinj të motivuar dhe të angazhuar që dëshirojnë të kontribuojnë në komunitet dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale. Planet tona për të ardhmen përfshijnë zgjerimin e rrjetit të vullnetarëve, zhvillimin e projekteve të reja që adresojnë sfidat aktuale të të rinjve dhe forcimin e bashkëpunimit me institucione dhe organizata të tjera për të siguruar mbështetje dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë në komunitetin tonë”, tha ajo.

Ndryshe, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL), është formacion këshillues i organizatave rinore, grupeve rinore joformale, të cilat veprojnë në nivelin lokal dhe përfaqësojnë interesat e organizatave rinore dhe të rinjve në përgjithësi, tek institucionet e pushtetit lokal dhe qendror. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

Lajme
Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

La Liga
Një miliarder ka krijuar një Manchester United të ri - kështu duket tani formacioni startues

Një miliarder ka krijuar një Manchester United të ri - kështu duket tani formacioni startues

Premier League
Kalo në kategori