Lipjani përfiton nga niveli qendror rindërtimin e pikave kadastrale
Disa fshatra në Komunën e Lipjanit gjatë vitëve të fundit janë përballur me lëvizje dhe mosdefinim të pikave kadastrale. Ndërkohë pas kërkesave të qytetarëve, Komuna e Lipjanit dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës së shpejti do të nis implementimin e një projekti për rindërtimin e pikave kadastrale në fshatrat Janjeva, Gadime e Epërme, Ribar i Madh dhe Kraishtë.
Diamant Bytyqi, nënkryetar i Komunës së Lipjanit, ka thënë për Telegrafin se ky projekt do t’ia lehtëson qytetarëve vendosjen e saktë të pikave kadastrale, pasi që në të kaluarën në këto lokalitete ka pasur telashe të ndryshme.
“Tashmë kemi nënshkruar edhe marrëveshje me AKK-në dhe u premtuam bashkëpunim të ngushtë me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve kadastrale për qytetarët e Komunës së Lipjanit e ve]anërisht për këto katër lokalitete”, ka thënë Bytyqi.
Ndërkohë edhe zyra për informim në këtë komunë ka njoftuar lidhur nënshkrimin e kësaj marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet AKK-së dhe Komunës.
“Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi së bashku me zëvendësdrejtorin e Agjencionit Kadastal të Kosovës, Avni Ahmeti, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit-Rindërtimi i Kadastrit në disa zona në Komunën e Lipjanit. Ky memorandum synon të krijojë një bashkëpunim për implementimin e kapitullit VII (Rindërtimi i Kadastrit) për kadastrën e pronës së paluajtshme. Zonat kadastrale që do të përfshihen në këtë rindërtim janë: Janjeva, Gadime e Epërme, Ribar i Madh dhe Kraishtë”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj komune regjistrimi kadastral i këtyre zonave pritet të sjellë përfitime për qytetarët duke siguruar një regjistrim më të saktë dhe transparent të pronës së paluajtshme, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe planifikimin urban të komunës së Lipjanit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vazhdon faza e trete tretë e deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, në ambientet e QMF-së në Drenas
Drejtoresha e arsimit në Obiliq takohet me zyrtarë policorë, diskutohet për sigurinë në shkolla
Fillojnë punimet për çerdhen e fshatit Kërpimeh të Podujevës, nga komuna thonë se do të finalizohet për 90 ditë
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti
Lajçak tregon “shqetësimet e Vuçiqit” pas takimit me presidentin serb - thotë se zgjidhjet të gjenden në dialog
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur