Një person me precedentë të mëparshëm, është fiksuar nga kamerat e sigurisë, duke lëvizur në zonë, momentin e shpërthimit me tritol 5 ditë më parë, në pallatin ku jetonin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan, dhe mbeti i plagosur aksidentalisht fqinji i tyre 26-vjeçar. Motrat Nikolli nga Lezha, ishin strehuar aty dy muaj.
Burime thonë se Policia ka identifikuar personin e dyshuar, por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur. Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.
Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kushte luksoze në qeli, dhe vendos gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.
Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, ka reaguar pasi i vendosën tritolin në banesën me qira. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.
“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli. Madje ajo shkoi më tej, duke e sfiduar duke iu drejtuar që “ hajde vetë e hidh prap tritol”, duke shtuar se Nuredin Dumani, të cilin e quan ordiner, mori në qafë njerëz të pafajshëm. “Burrni eshte t’merresh me femra! O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKolapsi me internet, preket edhe Kosova
Djegia e veturave në lagjen “Marigona Rezidence”, policia jep detaje
Ikjet e Faton Hajrizit, fajin ia linte shtetit për mos risocializimin e tij – çfarë thoshte ai për Telegrafin kur vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë?
Digjen dy vetura në lagjen "Marigona Rezidence"
Problemi global i sigurisë kibernetike prek edhe KESCO-n
Drogë, armë, vetura dhe para - policia jep detaje nga aksioni kundër fajdes në Prishtinë ku u arrestuan katër persona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë
Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?
"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi
Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?