LAJMI I FUNDIT:

Parlamentit izraelit refuzoi zgjedhjen me dy shtete, reagojnë autoritetet palestineze

Parlamentit izraelit refuzoi zgjedhjen me dy shtete, reagojnë autoritetet palestineze

Pasi parlamenti izraelit miratoi një vendim që hedh poshtë plotësisht idenë e një shteti palestinez për herë të parë, u shprehën edhe zyrtarët palestinezë.

Ndër ata që reaguan ishte edhe zëdhënësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, i cili tha se nuk do të ketë paqe dhe siguri pa krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

“Qeveria izraelite, me ndihmën e Uashingtonit, e shtyu të gjithë rajonin në humnerë. Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza është terrorizëm”, tha ai.


Hussein Al-Sheikh, një nga ndihmësit e presidentit, Mahmoud Abbas, tha se vendimi i parlamentit izraelit është racizëm i pastër.

Parlamenti izraelit hodhi poshtë për herë të parë idenë e shtetit palestinez
Lexo po ashtu Parlamenti izraelit hodhi poshtë për herë të parë idenë e shtetit palestinez

“Është mosrespektim i ligjit ndërkombëtar dhe politikës së përjetësimit të përjetshëm të okupimit. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që hezitojnë të njohin një shtet palestinez ta bëjnë këtë menjëherë për të mbrojtur zgjidhjen me dy shtete. Unë gjithashtu u bëj thirrje vendeve arabe vendet t’i përgjigjen në mënyrë të duhur rezolutës së miratuar në parlament”, shpjegoi Al-Sheikh.

Kujtojmë se Rezoluta u bashkë-sponsorizua nga partitë e koalicionit qeverisës të kryeministrit, Benjamin Netanyahu së bashku me partitë e djathta nga opozita, madje mori mbështetje nga partia qendrore e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz.

Deputetët e partisë së qendrës së majtë Yesh Atid të liderit të opozitës Yair Lapid u larguan nga seanca, edhe pse ai mbrojti një zgjidhje me dy shtete. Të vetmit që kundërshtuan rezolutën ishin deputetë nga partitë Laburiste, Ra’am dhe Hadash-Ta’al.

Rezoluta u miratua vetëm disa ditë para vizitës së Netanyahut në SHBA për t’iu drejtuar Kongresit dhe për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Masa ka të ngjarë të irritojë më tej demokratët të cilët nuk janë të kënaqur që qeveria izraelite po refuzon zgjidhjen me dy shtete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrasja e policit në Serbi, Vuçiq thotë se po informohet nga Kina

Vrasja e policit në Serbi, Vuçiq thotë se po informohet nga Kina

Serbia
Daçiq thotë se në Bijelinë të Bosnjës u arrestua vozitësi që transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

Daçiq thotë se në Bijelinë të Bosnjës u arrestua vozitësi që transportoi të dyshuarin për vrasjen e policit në Serbi

Bosnja
Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale këtë fundjavë

Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale këtë fundjavë

Amerika
Publikohen pamjet e reja, shfaqin atentatorin e Trumpit afër turmës një orë para se të fillonte sulmin

Publikohen pamjet e reja, shfaqin atentatorin e Trumpit afër turmës një orë para se të fillonte sulmin

Amerika
Jetë të humbura dhe paralajmërime për të qëndruar brenda – këto janë vendet më të prekura nga vala e të nxehtit që ka goditur disa pjesë të Evropës

Jetë të humbura dhe paralajmërime për të qëndruar brenda – këto janë vendet më të prekura nga vala e të nxehtit që ka goditur disa pjesë të Evropës

Evropa
Autoritetet e Beogradit pretendojnë se personi që vrau policin serb është i arratisuri nga burgu i Kosovës

Autoritetet e Beogradit pretendojnë se personi që vrau policin serb është i arratisuri nga burgu i Kosovës

Serbia
Kalo në kategori