Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Evropë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës.
Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar.
Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42.
Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë, me punonjësit e kësaj të fundit që punojnë 44.2 orë në javë.
Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2023 për të punësuarit ishte shumë më e ulët, në 36.1 orë në javë, nga 36.4 vitin e mëparshëm.
Edhe brenda BE-së ka shumë dallime. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).
Në rajon përgjithësisht punohet më gjatë. Në Serbi punohet 41.7 orë në javë, në Maqedoninë e Veriut 39 (e dhëna e vitit 2020), në Mal të Zi 42.8 (e dhëna e vitit 2020), në Bosnjë-Hercegovinë 41.4.
Administrata punon 3.7 orë në javë më pak se të tjerët
Një ditë më parë, qeveria vendosi që të reduktojë orët e punës për administratën publike në oraret 9.30-15.30, duke e ulur me dy orë nga orari normal, për shkak të motit të nxehtë.
Edhe përpara këtij ndryshimi, ata që punojnë në administratë kishin orët më të shkurtra të punës në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, për punonjësit në aktivitetin ekonomik “Administrim publik, Shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera”, në vitin 2023 punuan 40 orë në javë, ose 3.7 orë më pak se mesatarja e të punësuarve të tjerë.
Nga të punësuarit me pagë në vend, orët më të gjata janë në prodhim (46.5) ndërtim (45.6).
Me kohë të gjata punojnë dhe të punësuarit në tregti, bare e restorante, hotele, shërbime të biznesit e administrative, që mesatarisht shpenzojnë 45.1 orë në javë. Edhe në bujqësi puna zgjat 44.8 orë në javë.
Për krahasim, mesatarja europiane për punonjësit e shërbimit dhe të shitjeve është rreth 35 orë.
Menaxherët në Europë kanë orare më të zgjatura, me mesatarisht 41.2 orë, duke u renditur të dytët që punojnë më shumë. Rekordin në Europë për punë me kohë të zgjatur e mban bujqësia, me 42.4 orë. Nivelin më të ulët e kanë profesionet elementare me rreth 32 orë në javë.
Gratë punojnë rreth 2 orë më pak në javë sesa burrat
Në Shqipëri, burrat punojnë mesatarisht 44.6 orë në javë, përkundrejt 42.7 orë të grave.
Në prodhim, si burrat ashtu dhe gratë punojnë pothuajse me orare të njëjta të zgjatura, përkatësisht 46.5 dhe 46.4 orë.
Gratë që punojnë në administratë janë më të privilegjuarat, me 39.3 orë në javë, përkundrejt 40.9 orë të burrave, po në të njëjtën kategori.
Në “Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të biznesit dhe administrative”, gratë punojnë 43.6 orë në javë dhe burrat 46.2m raporton A2 CNN. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë