LAJMI I FUNDIT:

Parandalimi i formimit të shtetit: Ministri radikal izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

Parandalimi i formimit të shtetit: Ministri radikal izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich, i ka bërë thirrje kryeministrit, Benjamin Netanyahu që të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) i shpall vendbanimet hebraike në territorin palestinez “të paligjshme”.

GJND-ja pritet të shpallë vendimin (19 korrik) rreth pasojave ligjore të veprimeve të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, raporton aljazeera.

Duke folur para gazetarëve në parlamentin izraelit, Smotrich i kërkoi Netanyahut të vazhdojë me aneksimin e Bregut Perëndimor nëse GJND-ja i sheh të paligjshme vendbanimet hebraike.


Ai shprehu gjithashtu synimin për të punuar për zgjerimin e këtyre vendbanimeve ilegale dhe parandalimin e krijimit të një shteti palestinez.

Aktualisht, 451 mijë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe rreth 230 mijë në Jerusalemin Lindor, duke pushtuar tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, ky pushtim i Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor konsiderohet i paligjshëm.

Që nga 7 tetori 2023, 574 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve dhe kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor. /Telegrafi/