Në takimin e sotëm mes zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe koordinatores rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, u zyrtarizua krijimi i Fondit të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se Fondi po themelohet me qëllim avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në linjë dhe me realizimin e Agjendës 2030.
“Kontributi fillestar në këtë fond do të jetë i Kosovës dhe ajo në shumën e 200 mijë eurove. Fondi në vazhdimësi mund të rritet në varësi të prioriteteve të përcaktuara dhe në shërbim të përmbushjes së objektivave të parapara, të cilat lidhen ndër të tjera me uljen e shkallës së varfërisë, rritjen e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme, transformimi digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor.
Fondi do të pranojë dhe kontribute nga donatorë e partnerë, teksa ndaj çdo financimi shtesë nga donatorët Qeveria do të kontribuojë në vlerën prej 20% të shumës”, thuhet në njoftim.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e OZhQ-ve dhe zbatimin e Agjendës 2030, me fondin si faktor shtesë shtytës dhe katalizator.
“Ne besojmë se angazhimi ynë në krijimin e këtij Fondi do të kontribuojë edhe më tej në përpjekjet drejt krijimit të një shoqërie të barabartë për të gjithë, përmes arritjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të cilat janë të pasqyruara edhe në Strategjinë tonë Kombëtare për Zhvillim”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi përgjatë takimit.
Ndërkaq, Spence e përshëndeti vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij fondi bashkë me kontributin fillestar, duke shtuar se krijimi i tij dëshmon angazhimin e përbashkët për të adresuar sfidat komplekse të zhvillimit të qëndrueshëm.
Në përfundim, palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë, në rrugën përpara drejt realizimit të OZhQ-ve dhe Agjendës 2030. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ministria e Financave iu bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetjake, reagon AKK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Sazan-Ibrahimi-380x233.jpg)
Ministria e Financave iu bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetjake, reagon AKK-ja
![Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/451113085_975050601297883_7852218345263738171_n-380x233.jpg)
Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit
![Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/451086023_884754563685938_1982196078569343988_n-e1721141867965-380x233.jpg)
Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve
![Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/451086023_884754563685938_1982196078569343988_n-380x233.jpg)
Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë, KESCO: Shpenzimi është shtuar për shkak të përdorimit masiv të kondicionorëve
![Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/Autostrada-Arben-Xhaferi-2-1-380x233.jpg)
Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës, deri më 31 korrik ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5 ton
![Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/451113085_975050601297883_7852218345263738171_n-380x233.jpg)
Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit
![Ministria e Financave iu bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetjake, reagon AKK-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Sazan-Ibrahimi-380x233.jpg)
Ministria e Financave iu bllokon komunave mjetet nga të hyrat vetjake, reagon AKK-ja
![Bien çmimet e naftës, shkak rritja e dollarit amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/nafta-780x439-1-380x233.jpg)
Bien çmimet e naftës, shkak rritja e dollarit amerikan
![Mbyllja e tri pikave të karburanteve në veri, AKP: Operonin pa licencë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1721135871-450619295_464210789664757_5254477245676247905_n-1536x864-750x422-1-380x233.jpg)
Mbyllja e tri pikave të karburanteve në veri, AKP: Operonin pa licencë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/goat-380x233.png)
Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
![Qyteti më i afërt me qiellin quhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Gad-Asher-3-380x233.jpg)
Qyteti më i afërt me qiellin quhet "ferri në Tokë": Jetëgjatësia është 35 vjet dhe askush nuk dëshiron të shpërngulet
![Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/al-nassr-380x233.png)
Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dani-musiala-380x233.png)
"Ku është Musiala?", Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre
![Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/princess-380x233.png)
Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas
![Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-21-380x233.png)
Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?