LAJMI I FUNDIT:

Media online “Sbunker” cak i një sulmi të sofistikuar kibernetik, reagon AGK

Media online “Sbunker” cak i një sulmi të sofistikuar kibernetik, reagon AGK

Media online “Sbunker” ka bërë të ditur se sot ka qenë cak i një sulmi kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar.

Në njoftimin e kësaj medie në faqen e tyre në Facebook, thuhet se uebfaqja është kthyer por megjithatë përmbajta e saj është komprometuar.

“Sbunker dëshiron të informojë publikun se sot, më 16 korrik, faqja e tij www.sbunker.org pësoi një sulm kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar. Uebfaqja është kthyer dhe po punojmë për të rikuperuar përmbajtjen e cila është komprometuar përkohësisht. Megjithëse qemë në gjendje të ruanim shumicën e përmbajtjes sonë, sulmuesit arritën të fshijnë përmbajtjen e katër muajve të fundit.


Vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ky operacion keqdashës është ende në vazhdim. Megjithatë, duke gjykuar nga përmasat dhe sofistikimi i sulmit, mund të konkludojmë se ky operacion u krye nga një grup profesionistësh”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja e ka dënuar sulmin dhe duke theksuar se këtë e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë.

“AGK-ja e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë medien në fjalë për rezultatin e hetimeve”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant

Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant "Ujku"

Lajme
Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në

Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor

Lajme
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Lajme
Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Lajme
Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Specialja po dënon luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Specialja po dënon luftëtarët e UÇK-së, duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb

Lajme
Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

Gjendja e 16-vjeçarit të plagosur në Istog mbetet shumë e rëndë, i njëjti ndodhet në Mjekim Intensiv

Lajme
Kalo në kategori