Një gazetar dhe bloger sportiv italian ka përshkruar se si u bë objektivi i lajmeve të rreme pasi u akuzua si i dyshuari pas atentatit në tentativë të Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marco Violi i tha Il Messaggero se ai u zgjua duke parë qindra mesazhe në orët e para të së dielës.
Dhe kjo thuhet se ndodhi pasi dy llogari në X postuan një foto të tij së bashku me një mesazh që thoshte se departamenti i policisë së Butler kishte identifikuar sulmuesin e Trump si “Mark Violets, një anëtar i tërbuar i Antifa-s“.
Mark Violets është një përkthim i drejtpërdrejtë në anglisht i emrit të tij.
Llogaritë kishin miliona ndjekës, me mesazhin që qarkullonte për disa orë dhe u ripublikua në një sërë faqesh interneti ndërkombëtare përpara se të identifikohej i dyshuari i vërtetë.
“Në fillim emri im u përmend si Mark Violets, por më pas u shfaq emri im i vërtetë”, tha Violi për Il Messaggero.
“Menjëherë kuptova se gjithçka filloi nga një cicërimë e disa llogarive në X, të cilat më kanë persekutuar në mediat sociale për gjashtë vjet. Gjëja e pabesueshme është se ato u bënë virale në një çast. Mediat nga e gjithë bota mbuluan këtë lajm të rremë pa u përpjekur askush ta verifikojë atë”.
Gazetari me bazë në Romë tha se ai ishte bërë një objektiv i thashethemeve në internet pasi kritikoi James Pallotta, një biznesmen amerikan dhe ish-pronar i klubit të futbollit AS Roma.
Violi tha se ishte gati të merrte masa ligjore “për të mbrojtur imazhin tim” dhe të kërkonte mbylljen e llogarive online “të cilat kanë persekutuar familjen time dhe mua që nga viti 2018”.
Ndryshe, FBI tashmë ka identifikuar zyrtarisht Thomas Matthew Crooks si njeriun që besohet se ka qëlluar Trump.
Agjentët qëlluan për vdekje Crooks pas atentatit, tha agjencia, duke hedhur poshtë pretendimin e postimit se “qitësi” i Trump ishte arrestuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2-27-380x233.jpg)
Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale
![Aleati i NATO-s po zhvillon 'plan' për të vendosur 800 mijë trupa kundër Rusisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-163-380x233.jpg)
Aleati i NATO-s po zhvillon 'plan' për të vendosur 800 mijë trupa kundër Rusisë
![Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-161-380x233.jpg)
Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja
![Brigada ukrainase Azov i zë në befasi rusët nëpër istikame, pamje rrëqethëse nga beteja e përgjakshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-166-380x233.jpg)
Brigada ukrainase Azov i zë në befasi rusët nëpër istikame, pamje rrëqethëse nga beteja e përgjakshme
![Pamje të reja të kaosit të krijuar pas tentimvrasjes së Trumpit, këpuca i përfundon në tokë – ai vazhdimisht e kërkon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-158-380x233.jpg)
Pamje të reja të kaosit të krijuar pas tentimvrasjes së Trumpit, këpuca i përfundon në tokë – ai vazhdimisht e kërkon
![I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-159-380x233.jpg)
I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/goat-380x233.png)
Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
![Qyteti më i afërt me qiellin quhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Gad-Asher-3-380x233.jpg)
Qyteti më i afërt me qiellin quhet "ferri në Tokë": Jetëgjatësia është 35 vjet dhe askush nuk dëshiron të shpërngulet
![Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/al-nassr-380x233.png)
Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dani-musiala-380x233.png)
"Ku është Musiala?", Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre
![Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/princess-380x233.png)
Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas
![Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-21-380x233.png)
Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?