LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Shqipëri kosovari që dyshohet për fajde dhe shtytje në vetëvrasje, ekstradohet në Kosovë

Arrestohet në Shqipëri kosovari që dyshohet për fajde dhe shtytje në vetëvrasje, ekstradohet në Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Kosovës, i cili ishte në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë.

I njëjti është ekstraduar në Kosovë, kurse ishte duke u kërkuar nga Policia e Kosovës që nga 15 maji.

“Personi i dyshuar që ndodhej në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje” pas arrestimit nga autoritet shqiptare, ekstradohet dhe dërgohet në mbajtje. Personi i dyshuar me iniciale (E.G.) nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor, i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë”, njofton Policia, transmeton Telegrafi.


Personi me inicialet E.G është intervistuar nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, sot më 11.07.2024, kanë intervistuar personin e dyshuar të apostrofuar më lart me iniciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘fajde’ dhe ‘shtytje ne vetëvrasje’, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori