LAJMI I FUNDIT:

Ajo lufton me ecjen në gjumë – britanikja tregon se si po lëndohet dhe dëmet që po i shkakton rreth vetes

Ajo lufton me ecjen në gjumë – britanikja tregon se si po lëndohet dhe dëmet që po i shkakton rreth vetes

Ndërsa të tjerët janë duke fjetur, Angela Caulfield është duke gatuar, duke bërë blerje në internet, duke bërë dëme nëpër shtëpi ose duke u vet lënduar.

Ajo nuk e vëren dhe në shumicën e rasteve e kupton vetëm kur është në mes të kaosit ose e ka dëmtuar rëndë veten.

Një banore e Cumbrias, Britani e Madhe vuan nga një formë e rëndë e somnambulizmit (ecjes në gjumë), e cila i shkakton probleme serioze në jetën e saj.


Sa serioze? Aq sa vendosi që gjatë natës të varte kamerën në këmishën e natës.

Përveç rrëmujës që la në shtëpi, 53-vjeçarja shpenzoi 1600 euro në gjumë duke blerë bimë në internet, raporton bild.

Në një rast, ajo doli nga dhoma e hotelit dhe u zgjua në ashensor. Në një rast tjetër, në mars 2022, ajo ra nga shkallët, duke thyer këmbën dhe ijën.

Por kjo nuk është e gjitha. Angela hapi sytë një herë dhe mbante një shishe me lëng enësh në gojë. Mjekët më vonë konstatuan se ajo nuk kishte pirë asgjë.

Vuajtjet nuk mbarojnë, por gruaja përpiqet të qëndrojë pozitive, shkruan themirror.

“Unë kërkoj anën qesharake në gjithçka. Kur porosita një tufë bimësh, korrieri nuk dinte ku t’i dorëzonte. Ai gjithmonë kërkonte një qendër kopshti në lagjen time”, tha ajo duke buzëqeshur.

Çrregullimi i saj mund të trajtohet me psikoterapi ose medikamente, por vetëm pas analizave të plota.

Angela jeton vetëm dhe ecën në gjumë për gjysmën e jetës së saj, dhe tani ajo shpreson që një aparat fotografik nate t’i japë asaj njëfarë sigurie.

“Unë fle në katin përdhes për të shmangur incidentet, por ende përjetoj aksidente”, theksoi ajo.

Para pandemisë, Angela punonte si instruktore shoferi për 15 vjet, por për shkak të pasojave të COVID-19, të kombinuara me dëmtimet e shkaktuara nga ecja në gjumë, ajo hoqi dorë nga karriera.

“Doja të kthehesha në punë, por nuk munda të respektoja orarin e punës”, tha ajo dhe në fund doli në pension të parakohshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori