Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pret që gjatë udhëheqjes së Presidencës të Bashkimit Evropian nga Hungaria, të ketë lëvizje pozitive sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, i cili që më shumë se një vit e gjysmë po qëndron në sirtarë të BE-së. Megjithatë, skeptik për një gjë të tillë janë nga opozita dhe njohësit e integrimeve evropiane.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni thotë se pret që Hungaria të ketë një rol proaktiv dhe pozitiv për shqyrtimin e aplikacionit për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën.
Ai është optimist se gjatë presidencës hungareze do të largohen në tërësi edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Me marrjen e presidencës, unë besoj se Hungaria e ka një momentum shumë të rëndësishëm që të tregoj se ekziston me të drejtën statusin e anëtarit të BE-së dhe operon me të njëjtat frekuenca në të cilat është BE-ja. Do të doja të kemi një përafrim sa i takon qëndrimeve që shteti hungarez ka me shtetet e unionit, qoftë për çështje që lidhen me sigurinë por edhe me proceset integruese që po kalon Ballkani Perëndimor por me një vëmendje të veçante edhe të proceseve integruese që po kalon Kosova. Në këtë drejtim që në një kohë më të afërt të mundshëm të kemi edhe një evoluim të aplikacionit tonë për të qenë anëtar të BE-së. A do të ndodh kjo gjatë presidencës hungareze, mendoj se kjo do të jetë një qëndrim i anëtarëve të BE-së dhe jo vetëm i Hungarisë”, thotë ai për kp.
Mirëpo, skeptik për një gjë të tillë është deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
Sipas tij, pengesë për anëtarësim në BE, janë pesë vendet mosnjohëse të Kosovës, si dhe moszbatimi i marrëveshjeve të dialogut.
Ai kërkon që në pjesën e dytë të këtij viti të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Unë konsideroj se masat është dashur të hiqen. Kosova s’i ka merituar dhe tashmë është çështje e relacioneve sesi institucionet tona kanë arritur të qartësojnë dhe lobojnë me mekanizmat evropian”, thekson Shala.
Në anën tjetër, ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, deklaron se shqyrtimi i aplikacionit për anëtarësimin e Kosovës në presidencën hungareze, do të jetë i vështirë edhe për shkak të qasjes pro Vuçiq të kryeministrit, Viktor Orban.
“Masat varen nga veprimet e tona. Vet fakti që është proklamuar se ato do të hiqen hapë pas hapi kjo i bie se ne implementojmë diçka nga marrëveshja na hiqet diçka por jo tërësisht. Tani Hungaria është një shtet që e ka njohur Kosovën, por Orban tash po njihet ose sjelljen e tij pro Vuçiq dhe pro-ruse që është në interes të tij personal dhe shtetit të tij për shkak të rezervave të gazit që ruhen në Serbi. Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh për shkak të faktit se Orban kurrë deri më tani nuk ka përmendur diçka kundër pavarësisë së Kosovës apo njohjes”, thotë ai.
Hungaria ka marrë presidencën e Këshillit të BE-së, më 1 korrik të vitit 2024, dhe do të mbajë deri më 31 dhjetor. Nga 1 janari presidencën e radhës do të kryesojë Polonia.
Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje