LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia muze e Kadaresë në Gjirokastër “pushtohet” nga turistët

Shtëpia muze e Kadaresë në Gjirokastër “pushtohet” nga turistët

Shtëpia e lindjes e Ismail Kadaresë në Gjirokastër është pushtuar nga turistët vendas dhe të huaj, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Gazetari i A2 CNN, Rigels Malile ka takuar 3 tursite të huaja, të cilat janë mrekulluar nga librat e tij të përkthyera në italisht dhe frëngjisht. Ato shprehen se përmes tij kanë njohur historinë e Shqipërisë.

“Sot paska qenë pikërisht dita për të vizituar shtëpinë e tij. Librat e tij i kam lexuar të përkthyer në italisht, dhe janë shumë të mirë, e tregon mirë historinë e vendit të tij dhe gabimeve dhe kohëve tona”, thotë një turiste.


Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë
Lexo po ashtu Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë

“Më pëlqen Ismail Kadare, kam lexuar një libër të tij në Francë, dhe jam shumë e interesuar të vizitoj shtëpinë e tij. Ai që më shiti biletën më tha dhe është e pabesueshme, e trishtë, një lajm i keq. Ai është i famshëm në Francë, shumë i famshëm dhe një mik i imi më dhuroi një libër të tij, “Prilli i thyer” dhe më pëlqeu shumë dhe kjo është arsyeja që vizitova Shqipërinë”, thotë një tjetër.

“E njoha përmes librave të tij, në Itali është shumë i famshëm dhe gjenden shumë vepra të tij të përkthyera dhe mua përveç anës letrare më intereson dhe ajo historike, sepse flet për kolonializmin fashist të Shqipërisë në librat e tij”, shprehet një tjetër turiste.

Kolosi i letërsisë shqipe Isamil Kadare, ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Qeveria shpalli dy ditë zie për nder të shkrimtarit, ndërsa nesër ai do të përcillet për në banesën e fundit. /Telegrafi/