I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sërish ka folur për takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Në një shkrim në platformën sociale Facebook, Lajçak, tha se në atë takim nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.
Sipas tij, diskutimi ishte i rëndë, dhe shumë sfidues si kurrë më parë.
“Javën e kaluar, HRVP Borrell dhe unë pritëm presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Prishtinë-Beograd. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë”, shkroi Lajçak.
Megjithatë, thekson se puna vazhdon, pasi të martën do të ketë takim me kryenegociatorët e dyja vendeve për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes.
“Java ime përfundoi në Dubrovnik në Forumin vjetor të Dubrovnikut që mbledh së bashku politikë dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Kjo ngjarje është gjithmonë një tregues i mirë se ku jemi përpara pushimeve politike të verës. Këtë vit, fokusi ishte në sfidat globale, zgjedhjet dhe zhvillimet e ardhshme, por diskutuam gjithashtu të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së”, shkroi Lajçak.
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me 26 qershor tha se në Bruksel nuk është mbajtur takim trepalësh, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë
Ai theksoi se gjatë takimeve dypalëshe Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.
E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve;
E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023;
Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, që është arritur më 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe Aneksi për zbatimin e saj që është arritur më 18 mars, 2023, në Ohër, nuk i kanë nënshkrimet e Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse udhëheqësi serb ka refuzuar një gjë të tillë.
Asnjëra palë, deri më tash, nuk ka bërë ndonjë lëvizje drejt zbatimit të ndonjë elementi të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Gjatë konferencës për media, Borrell tha se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti, përderisa, “presidenti Vuçiq la të kuptohet se është i gatshëm të eksplorojë mundësi sa i përket letrës së ish-kryeministres dhe formalizimit të Marrëveshjes [në rrugën drejt normalizimit të raporteve], në linjë me praktikat e shkuara të dialogut, në mënyrë që të zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes.
Megjithatë Vuçiq e kishte konsideruar “të suksesshme” takimet në Bruksel.
Presidenti serb deklaroi për mediat në Bruksel se Kurti “nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë”.
Vuçiq shtoi se është kthyer tri herë në takimin me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilët ia kanë përcjellë mesazhet e Kurtit, të cilave ai i është përgjigjur. Ai e vlerësoi korrekt takimin me ndërmjetësit evropianë.
“Ai nuk ka dashur të më takoj”, tha Vuçiq kur u pyet nga gazetarët se pse nuk pati një takim të përbashkët, duke shtuar se Kurti ka thënë se “nuk është gati për një takim me Vuçiqin”.
Sipas presidentit serb, Kurti dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe “tani kanë dalë me disa kërkesa të tjera, por në thelb është një njohje de jure”.
Vuçiq tha se gjatë takimeve dypalëshe është folur për gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kasami: Qeveria mundësoi që Komunës së Tetovës t’i jepet në menaxhim toka ku do të filtrohen ujërat e zeza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Bilall-Kasami-380x233.png)
Kasami: Qeveria mundësoi që Komunës së Tetovës t’i jepet në menaxhim toka ku do të filtrohen ujërat e zeza
![I riu u qëllua tri herë me thikë nga 39-vjeçari, detaje nga vrasja në Fier, gruaja konfliktohej vazhdimisht me bashkëshortin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-12-380x233.jpg)
I riu u qëllua tri herë me thikë nga 39-vjeçari, detaje nga vrasja në Fier, gruaja konfliktohej vazhdimisht me bashkëshortin
![Ish-ministri Beqaj prej dy orësh në gjykatë, mohon akuzat për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-8-380x233.png)
Ish-ministri Beqaj prej dy orësh në gjykatë, mohon akuzat për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian
![Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Fation-380x233.png)
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi
![Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/nenad-canak-380x233.jpg)
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
![Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/blackhawks-380x233.jpg)
Helikopterët Black Hawk fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë
![Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ivanka-380x233.jpg)
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë
![Bajrami thotë se pushteti po bën gënjeshtra mbi pagën mesatare, paga po i rritet vetëm kryeministrit dhe kabinetit të tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Hykmete-Bajrami-interviste-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
Bajrami thotë se pushteti po bën gënjeshtra mbi pagën mesatare, paga po i rritet vetëm kryeministrit dhe kabinetit të tij
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-235516-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mikel-merino-380x233.jpg)
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
![Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pedri-1-380x233.jpg)
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
![Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-1-380x233.png)
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën