LAJMI I FUNDIT:

Despotovski: U është pamundësuar vota një numri të madh të anëtarëve të LSDM-së

Despotovski: U është pamundësuar vota një numri të madh të anëtarëve të LSDM-së

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski pas votimit u shpreh se pret që deri në fund të respektohet procesi demokratik. Ai potencoi se ka informacione se një numër i madh i anëtarëve të LSDM-së nuk u kanë mundësuar votimi.

“Sot është ditë e madhe për LSDM-në. Sot zgjedhim kryetar të partisë. Është mirë që njerëzit të dalin të votojnë. Pres që deri në fund të ditës të respektohet procesi zgjedhor demokratik dhe se anëtarët e LSDM-së do të zgjedhin një fillim të ri që duhej të nis që dje”, tha Despotovski.

Ai theksoi se një numër i madh i anëtarëve ë LSDM-së u është pamundësuar e drejta e votimit.


“Me ekipin tim disa ditë folëm mbi këtë temë, parashtruam kërkesë zyrtare që t’u mundësohet anëtarëve votimi. Të gjithë këto raste do të evidentohen, kemi kontroll në çdo vendvotim”, tha ai.