LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Suhareka prezanton dy transferime të reja

Zyrtare: Suhareka prezanton dy transferime të reja

KF Suhareka sot (29 qershor) ka prezantuar dy ardhja të reja në klub si pjesë e përgatitjeve për sezonin debutues në Superligën e Kosovës.

Suhareka përforcoi fazën e sulmit me anë të transferimit të brazilianit Patrik Da Costa ndërsa ata përforcuan edhe mbrojtjen me transferimin e Fuad Ajvazit.

Postimet e plota të Suharekës (pa ndërhyrje):


“𝗣𝗔𝗧𝗥𝗜𝗖𝗞 𝗗𝗔 𝗖𝗢𝗦𝗧𝗔 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝘀𝘂𝗹𝗺𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin anësor Patrick Da Costa i cili bashkohet me klubit tonë me kontratë 2vjeçare me mundësi vazhdimi.

Futbollisti Portugez me nënshtetësi Zvicerane vie nga kampionatet e Zvicrrës ku karrierën e ka zhvilluar në skuadra si ; SV Höngg, FC Linth 04, FC Zurich e së fundmi SC YF Juventus.

27 vjeçari viteve të fundit vazhdimisht ishte shpallur futbollisti më i mirë në ligë duke shënuar shumë gola e dhuruar asiste për bashkëlojtarët ku vetëm edicionin e fundit nga 29 paraqitje shënoi plot 27 gola, një transferim tejet i rëndësishëm për klubin tonë”, thuhej në njoftimin e Suharekës.

“𝗙𝗨𝗔𝗗 𝗔𝗝𝗩𝗔𝗭𝗜 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.

Ju njoftojmë që kemi nënshkruar kontratë 2vjeçare me qendërmbrojtësin perspektiv Fuad Ajvazi i cili bashkohet me klubin si futbollistë me të ardhme të pasur futbollistike.

Ajvazi i lindur në vitin 2004 i rritur në shkollën e futbollit Kurda ku më pas vazhdoi tek Ramiz Sadiku për 2 vite për tu ngritur pastaj në futbollin Suedez ku u zhvillua edhe më shumë si një futbollist premtues me potencial mjaft të madh gjithashtu së fundmi pjesë e KF Llapi edhe vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së Kosovës me grupmoshat e reja.

Klubi ynë përveq përforcimeve cilësore tjera do fokusohet edhe në talentët si Fuadi për të krijuar viteve në vazhdim skuadër ku nuk do mungojnë djemt tanë të ri”, thuhej në njoftimin e Suharekës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Kalo në kategori