LAJMI I FUNDIT:

Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës

Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës

SHBA-ja dhe 28 vende të tjera kanë filluar stërvitjen më të madhe detare në botë në brigjet e Havait, e njohur si Rim of the Pacific, ose RIMPAC.

Bëhet e ditur se stërvitja e këtij viti sjell bashkëpunim ndërkombëtar në një shkallë si asnjëherë më parë: 40 anije, më shumë se 150 aeroplanë, 3 nëndetëse dhe 25 mijë njerëz.

Kombet nga e gjithë bota po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore deri te aftësitë e nevojshme në rast lufte.


Ndërsa shumica e pjesëmarrësve janë kombe me vija bregdetare në Paqësor, RIMPAC i këtij viti përfshin edhe vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Brazili dhe Izraeli, shkruan VOA, përcjell Telegrafi.

“Çdo komb në botë që ka interesa në Paqësor dhe i përmbahet të njëjtave vlera është më se i mirëpritur të marrë pjesë”, tha zëvendëskomandanti i RIMPAC, Alberto Guerrero.

Siç raportohet një vend nuk është ftuar të marrë pjesë në stërvitje. Kina.

Pse? Sepse mirëpritja e ngrohtë që RIMPAC i bëri Kinës në vitin 2014 dhe 2016 rezultoi mbrapsht, sipas Markus Garlauskas, drejtor i Iniciativës së Sigurisë së Indo-Paqësorit në Këshillin Atlantik.

Që nga RIMPAC i fundit i Kinës në vitin 2016, Garlauskas tha se Pekini rriti sjelljen agresive, duke ndërtuar dhe militarizuar ishujt artificial në ujërat ndërkombëtare, duke kryer manovra agresive rreth Tajvanit dhe duke goditur anijet filipinase me topa uji.

Por, thuhet se kjo stërvitje do t’i dërgojë një mesazh të fortë Kinës që t’i ndalojë ngacmimet e fqinjëve të saj.

Kombet pjesëmarrëse në stërvitje do të praktikojnë shënjestrimin e anijes sulmuese të çmontuar USS Tarawa, në një shans të rrallë për të mësuar se sa efektive janë armët e tyre në fundosjen e një kundërshtari të madh dhe të mbrojtur në ujëra të hapura.

“Ata jo vetëm që do të përballen me SHBA-në, por potencialisht do t’iu duhet të përballen edhe me një gamë të gjerë vendesh që kanë interesa të përbashkëta për të frenuar agresionin kinez”, tha Garlauskas.

Por, ajo që shkaktoi reagime është përfshirja e Izraelit në RIMPAC.

Madje, aktivistët pro-palestinezë dëshironin që vendet e tjera të anashkalojnë stërvitjen si shenjë protreste.

Ndryshe, RIMPAC do të përfundojë në fillim të gushtit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Amerika
Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Detaje dhe pamje - krejt çfarë dimë deri tani rreth përplasjes së aeroplanit me pasagjerë me një helikopter ushtarak në Uashington

Amerika
Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

Amerika
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem

Amerika
Kalo në kategori