LAJMI I FUNDIT:

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Trajneri Thiago Motta thuhet se ka bërë një projekt për Juventusin e tij dhe shtatë lojtarë, përfshirë Weston McKennie dhe Daniele Rugani, nuk janë pjesë e planeve.

Projekti i ri i Juventusit tashmë ka filluar me marrëveshjet për Michele Di Gregorio dhe Douglas Luiz, të cilët së shpejti do të shpallen si dy nënshkrimet e para të bardhezinjve në afatin kalimtar të verës 2024.


Një lojtar jashtë planeve të Mottas, Moise Kean, praktikisht është larguar nga klubi tashmë, pasi ai është në prag të bashkimit me Fiorentinën me një transferim të përhershëm prej 13 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport emëron edhe gjashtë futbollistë të tjerë që mund të mos jenë as pjesë e para-sezonit të Juventusit, pasi Motta mendon se ata nuk janë të përshtatshëm për projektin e tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, ata janë Arkadiusz Milik, Weston McKennie, Mattia De Sciglio, Filip Kostic, Daniele Rugani dhe Arthur.

Nga këta gjashtë emra, më befasuesi është ndoshta Rugani, i cili së fundmi ka vazhduar kontratën në Torino, duke pranuar një pagë më të ulët.

Nga ana tjetër, Arthur është rikthyer pas një huazimi një vjeçar te Fiorentina dhe është një nga më fituesit në Allianz Stadium me një kontratë 7 milionë euro në vit. Një arsye më shumë pse Juventusi do të dëshirojë të gjejë një klub të ri për mesfushorin brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediumi anglez: Muric kërkon të largohet, shumë klube pas tij

Mediumi anglez: Muric kërkon të largohet, shumë klube pas tij

Premier League
Arda Guler arrin rekordin e çmendur të Euro 2024 të mbajtur nga Rooney dhe Ronaldo

Arda Guler arrin rekordin e çmendur të Euro 2024 të mbajtur nga Rooney dhe Ronaldo

Përfaqësueset
Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Përfaqësueset
Formacioni më i mirë i fazës së 1/8-tës në Euro 2024

Formacioni më i mirë i fazës së 1/8-tës në Euro 2024

Përfaqësueset
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Top 10 futbollistët e lirë më të vlefshëm në futbollin botëror

Top 10 futbollistët e lirë më të vlefshëm në futbollin botëror

Ndërkombëtare
Kalo në kategori