LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri asgjësohen mbi 6 mijë bimë kanabis

Në Shqipëri asgjësohen mbi 6 mijë bimë kanabis

Policia e Shtetit në qarkun e Shkodrës e ka realizuar një megaoperacion që quhet “Territor i pastër”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, janë gjetur dhe asgjësuar 6,032 bimë dhe fidanë narkotike “cannabis sativa”, transmeton Telegrafi.


Këto bimë janë gjetur në fshatin Mëlgushë të Vaut të Dejës, në fshatin Iballë në Fushë Arrëz, si dhe në fshatin Pog.

“Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i njësisë administrative Iballë, specialisti i pyjeve dhe kryeplaku i fshatit Iballë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në këtë fshat. Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorë të dyshuar për kultivimin e 280 bimëve cannabis që u gjetën në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, u gjetën 4520 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetari i njësisë administrative Iballë, I. B., specialisti i pyjeve dhe D. P., kryetari i fshatit Iballë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës, në tokën e shtetases V. L., u gjetën 280 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për shtetasit: V. L., 47 vjeçe dhe J. M., 32 vjeç.

Gjithashtu në njësinë administrative Pult, në fshatin Pog, u gjetën 1232 fidanë cannabisi.

Policiia shton tutje se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Festë në ambasadën amerikane, Osmani dhe Hovenier vallëzojnë për ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Festë në ambasadën amerikane, Osmani dhe Hovenier vallëzojnë për ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Lajme
Komuna e Graçanicës refuzoi të harmonizojë Rregulloren për lejet e ndërtimit, MAPL ia kalon çështjen Ministrisë së Drejtësisë

Komuna e Graçanicës refuzoi të harmonizojë Rregulloren për lejet e ndërtimit, MAPL ia kalon çështjen Ministrisë së Drejtësisë

Jehona Hulaj
Lamtumirë Kadare, Rama: Përcillet nën hijen e shenjtores Nënë Terezë

Lamtumirë Kadare, Rama: Përcillet nën hijen e shenjtores Nënë Terezë

Lajme
Mbrohet në heshtje i akuzuari për krime lufte në Kosovë, i dëmtuari i dorëzoi trupit gjykues fotografi të djemve të vrarë

Mbrohet në heshtje i akuzuari për krime lufte në Kosovë, i dëmtuari i dorëzoi trupit gjykues fotografi të djemve të vrarë

Drejtësi
Zyrapi flet për strukturën e operacionit “Shigjeta”, drejtimet dhe komandantët e saj

Zyrapi flet për strukturën e operacionit “Shigjeta”, drejtimet dhe komandantët e saj

Drejtësi
Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Lajme
Kalo në kategori