LAJMI I FUNDIT:

Luajti me Arbër Hoxhën, ndërsa e propozoi Mirlind Dakun te Prishtina – Dallku flet për dyshen e sulmit që u paraqit në Euro 2024

Luajti me Arbër Hoxhën, ndërsa e propozoi Mirlind Dakun te Prishtina – Dallku flet për dyshen e sulmit që u paraqit në Euro 2024

Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, ka folur në një podcast për Telegrafin rreth paraqitjes së ekipit kuqezi në Euro 2024, ku është ndalur edhe te dyshja Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë.


Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.

Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm
Lexo po ashtu Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm

Dallku sa ishte pjesë e Prishtinës në fundin e karrierës së tij, ka luajtur me Arbër Hoxhën në një ekip, ndërsa për kundërshtar e kishte Mirlind Dakun.

Ai në podcast-in e Telegrafit e ka vlerësuar si pozitive aventurën dy djemve, ndërsa i ka lavdëruar edhe për fillimet e karrierës së tyre.

A po e rollit njo me spec deri te pasit!
Lexo po ashtu A po e rollit njo me spec deri te pasit!

Fillimisht Dallku u ndal te Hoxha me të cilin për dy vite ka luajtur bashkë te Prishtina, duke u futur edhe në analizë se si ishte atëherë dhe se çfarë duhet të bëjë tani sulmuesi i krahut.

“Arbër Hoxha edhe atëherë ka qenë lojtarë që shquhej për driblime, por fati i tij i madh është që ka shkuar në një kampionati si ai i Kroacisë. Ata dinë ta prodhojnë talentin, dhe ta përpunojnë talentin. Ka bërë një lëvizje shumë të madhe, pasi që i kanë munguar shumë element. Vetëm në Prishtinë kishte bërë 51 ose 59. Në atë kohë trajneri Mirel Josa e vlerësonte që ai duhet të fillojë nga stoli. Edhe ne i kemi dhënë sugjerimet tona që të luajë prej fillimit, ku edhe ka luajtur. Për fat të keq të tij ekipi i Prishtinës gjithmonë kërkonte maksimumin, kampionatin. Pavarësisht kësaj unë e quaj rezultat të madh për të pasi ai ka bërë afërisht 60 ndeshje”.


“Ai ka cilësi të mëdha, por dilema se a duhet të startojë nga stoli qëndron. Trajneri Josa e kishte dhënë një intervistë së fundmi dhe ai sërish mendonte se ai duhet të fillojë në stoli. Nuk mendoj se është e drejtë. Lojtari nuk mundemi ta dallojmë ashtu. Arbër Hoxha për fat të keq ka pasur ndeshje si startues në Ligën e Evropës, por nuk e ka dhënë shpesh atë që pritej, ndërsa si reservist ia fitoi titullin e kampionit Dinamo Zagrebit. Edhe ky është indikacion që njerëzit e shohin ashtu. Por ai nuk duhet ta pranojë këtë Arbëri dhe të tentojë të jap kontributin nga minuta e parë. Të mos e humb vetëbesimin”, deklaroi Dallku për Telegrafin.

Trajneri vushtrrias ka treguar edhe se si e kishte propozuar te Prishtina, Mirlind Dakun, që në atë kohë kur sulmuesi shtatlartë luante te  Hajvalia.

Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!
Lexo po ashtu Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!

“Është e vërtet, luanin një ndeshje kampionale, pavarësisht se si ishte Hajvalia në atë kohë, kishte disa lojtarë të rinj të mirë. Gjatë ndeshjes e pash, që pavarësisht që ne ishin lojtarë me eksperiencë, ai nuk frikësohej, e kërkonte lojën, e kërkonte kontaktin, nuk kishte frikë”.

“Më bëri përshtypje që djali ishte kërkues dhe kishte premisa shumë të mira dhe pas ndeshjes më kujtohet që drejtuesve të Prishtinës iu thash që nuk duhet të humbim kohë dhe direkt mas ndeshjes duhet ta marrim. Ata e panë si shaka, këtë punë dhe ai zgjodhi Llapin, pasi sipas tyre (drejtuesve të Prishtinës), është një lojtar që vjen nga një fshat atje dhe nuk ka lidhje me Prishtinën, mirëpo përgjigja ime ishte që jeni shumë gabim, pasi djali ka premisa shumë të mirë dhe duhet t’i jepet rasti pasi po i jepet secilit, pse të mos e përvojë edhe ai Prishtinën. Që në atë kohë e kam parë që ai ka dëshirë të madhe për lojën e futbollit dhe nuk është rastësisht aty ku është”, deklaroi Dallku për Telegrafin.

Daku dhe Hoxha u futën në lojë në pjesën e dytë ndaj Kroacisë dhe u cilësuan nga njohësit si lojtarët që i dhanë kahje të tjerët lojës, duke e ndihmuar Shqipërinë të merrte barazimin e vetëm në Euro 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super lojtari garanton Real Madridin se do t'u bashkohet në vitin 2025

Super lojtari garanton Real Madridin se do t'u bashkohet në vitin 2025

La Liga
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

Barcelona e gatshme t'i ndajë rrugët me lojtarin që e transferoi verën e kaluar - Flick ka tjera plane

La Liga
Mediat portugeze e sulmojnë rëndë Cristiano Ronaldon pas paraqitjes së tij ndaj Sllovenisë

Mediat portugeze e sulmojnë rëndë Cristiano Ronaldon pas paraqitjes së tij ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori