LAJMI I FUNDIT:

Fusha e Kolorados pret zbulimin më të fundit misterioz të monolitit

Fusha e Kolorados pret zbulimin më të fundit misterioz të monolitit

Një monolit u shfaq së fundmi në veri të Kolorados, struktura e dytë e tillë që u gjet këtë muaj.

Struktura metalike rreth 8 metra e lartë u pa në një fushë Bellvue dhe u bë virale pasi fotot e saj u shpërndanë në rrjete sociale.


Lori Graves, e cila zotëron tokën në të cilën u zbulua monoliti, tha se shumë njerëz kanë pyetur për strukturën misterioze në biznesin e saj aty pranë, Cafe Howling Cow.

Por, Graves tha se ajo nuk e di se nga erdhi monoliti, përcjell Telegrafi.

“Kam ide, por nuk dua ta prish misterin rreth saj”, tha ajo.

Bëhet e ditur se zbulimi vjen më pak se tre javë pasi një monolit i ngjashëm u gjet në shkretëtirën në veri të Las Vegas.

Monoliti i Nevadës u hoq nga policia për shkak të shqetësimeve për rreziqet nga turmat që përpiqeshin të kapnin një paraqitje të shkurtër të tij.

Ndryshe, këto struktura janë më të fundit që shfaqen në mënyrë misterioze që nga viti 2020.

Strukturat u gjetën në vende duke përfshirë Utah, Kaliforni, Las Vegas, Teksas, Florida, Wisconsin, Rumani dhe Isle of Wight të Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua bleu shumë lirë një xhaketë nga një dyqan bamirësie në Angli – rastësisht zbuloi se “çfarë thesari” fshihej në një nga xhepat e saj

Një grua bleu shumë lirë një xhaketë nga një dyqan bamirësie në Angli – rastësisht zbuloi se “çfarë thesari” fshihej në një nga xhepat e saj

Interesante
Shfaqet duke tharë rrobat në ballkonin e një hoteli luksoz në Dubai, veprimi i gruas shkakton reagime në rrjete sociale

Shfaqet duke tharë rrobat në ballkonin e një hoteli luksoz në Dubai, veprimi i gruas shkakton reagime në rrjete sociale

Fun
Kishte përdorur një granatë dore si çekiç - rrëfimi për gruan e moshuar në Kinë që

Kishte përdorur një granatë dore si çekiç - rrëfimi për gruan e moshuar në Kinë që "sfidoi vdekjen" për 20 vjet

Interesante
Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Interesante
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Interesante
Bëhet virale ideja e indianit që e shndërron ombrellën e tij në një çantë shpine të improvizuar për t'u mbrojtur nga shiu

Bëhet virale ideja e indianit që e shndërron ombrellën e tij në një çantë shpine të improvizuar për t'u mbrojtur nga shiu

Fun
Kalo në kategori