LAJMI I FUNDIT:

Trifunovska: Burgu i Idrizovës nuk plotëson as minimumin e standardeve ndërkombëtare

Trifunovska: Burgu i Idrizovës nuk plotëson as minimumin e standardeve ndërkombëtare

“Nuk është normale që kjo të jetë kështu. Nuk është normale që të kemi buburreca. Nuk është normale që ta kemi këtë gjendje. Domethënë këto janë dyshekë, shkatërruar, kalbur, krevate të thyer. Pra kjo asgjë nuk është normale. Ja dysheku si duket”.

Me këto fotografi, zëvendësavokatja e Popullit, Sonja Trifunovska përshkruan gjendjen e tmerrshme në Burgun e Idrizovës ku janë 1.178 të burgosur, apo mbi 50% nga numri i përgjithshëm i personave të dënuar.

“Shqetëson gjendja në Idrizovë, shqetësojnë kushtet materiale. Nuk respektohen as minimumi i standardeve ndërkombëtare, të cilat parashohin 4 metër katror për një person të dënuar në kuadër të hapësirës ku gjendet me persona tjerë”, tha Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.


Të burgosurit jetojnë në kushte dhe rrethana jonjerëzore me shërbime mjekësore jocilësore dhe kushte të tmerrshme higjienike. Madje, presin në radhë të gjatë për tualet, ndërkaq flenë në turne, në dyshekët e shkatërruar.

“Të mos flas për shtretërit të cilët janë pa dyshekë përkatës, të mos flas për persona të dënuar të cilët flenë në turne, ku nuk kanë hapësirë, pra të gjithë të burgosurit nuk kanë kushte të barabarta për nevojat e tyre personale për higjienë, për veshje, të cilat i vendosin në vende nën krevatë”, u shpreh Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Sipas Trifunovskës, ky mbipopullim, shkakton probleme në mirëqenien e të burgosurve, gjendjen e tyre shëndetësore, por si rrjedhojë krijon edhe situata konfliktuoze mes personave të dënuar.

“Prej këtyre kushteve të tmerrshme, pasojat janë si vijon. Vjen shumë shpesh deri te situatat konfliktuoze, ne në raportin vjetor të Avokatit të Popullit konstatohet se vjen deri në situata konfliktuoze. Atje ku kemi kushte joreale, jo të barabarta për të gjithë, është normale. Në lidhje me shfrytëzimin e tualeteve, pritet radhë për shfrytëzim të tualetit. Nuk ke krevat tëndin, fle jashtë në dyshek”, theksoi Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Çështja e mungesës së kushteve në Burgun Idrizovë u riaktualizua pas incidenteve të fundit ku u lënduan tre persona, ndërkaq paraprakisht një i burgosur u rrah për vdekje.

Për skenat e dhunës, drejtori i Burgut Zoran Jovanovski, dje për “Alsat” tha se pamjet e tilla janë përditshmëri dhe mënyrë e jetesës. Problemet e këtilla, sipas tij ndodhin për shkak të mbingarkesës së hapësirave, por edhe “luftës” për territor.

Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, në Idrizovë gjithashtu mungon edhe kuadër për risocializimin e të burgosurve. Gjegjësisht, 80 deri në 90 të dënuar, janë nën kompetencë të një edukatori, numër i cili shumë i lartë për të realizuar proces efikas të risocializimit./ Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori