LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Koncepti për arsimin fillor nuk jep rezultate, së shpejti përmes debatit publik do të ndryshohet

Janevska: Koncepti për arsimin fillor nuk jep rezultate, së shpejti përmes debatit publik do të ndryshohet

Koncepti i cili nuk jep rezultate, është i nevojshëm të ndryshohet, aspekte të caktuara të Konceptimit për arsimin fillor do të pësojnë ndryshime, sepse as mësimdhënësit, e as nxënësit dhe prindërit nuk janë të kënaqur me implementimin dhe efektet e arritura.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në takim me drejtorin e Byrosë për Zhvillim e Arsimit, Abdulfeta Fetai, në të cilën u diskutua për gjendjet aktuale në arsim dhe përpjekjet për përmirësimin e tij, në interes të krijimit të gjeneratave kualitative të nxënësve.

“Planifikuam që historia, gjeografia, edukata qytetare dhe lëndët e tjera të mësohen sërish si lëndë të veçuara, ndërsa jo siç janë aktualisht të bashkuara dhe të krijohet konfuzion tek mësimdhënësit dhe nxënësit që vërtet pyesin çdo ditë se me cilën lëndë orë mësimore. Materia duhet qartë të përkufizohet, siç është praktikë në shumicën e vendeve në Evropë dhe më gjerë”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.


Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në takim është diskutuar edhe për gjendjen me tekstet shkollore, veçanërisht në arsimin fillor, ku mungojnë një pjesë e madhe e lëndëve. Janevska potencoi se po bëhen përpjekje që para se të fillojë viti i ri shkollor të sigurohet e njëjta gjë për të gjitha paralelet, ndërsa për arsimin e mesëm do të ndodhë gradualisht në vitet e ardhshme sepse gjendja është vërtet katastrofale.

Janevska dhe Fetai kanë diskutuar edhe për përdorimin dhe problemet në përdorimin e ditarit-elektronik ekzistues, si dhe përfitimet e ditarit të ri elektronik i cili u promovua mbrëmë, ndërsa do të zbatohet pasi të plotësohen të gjitha parakushtet, gjë që pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm shkollor. Ministrja e Arsimit Vesna Janevska theksoi se në këtë periudhë kalimtare të dixhitalizimit të arsimit, përmes anketës elektronike, do të dëgjohet mendimi i mësimdhënësve nëse në këtë fazë duhet të hiqet tërësisht ditari në letër apo do të ishte e dobishme të plotësohej versioni i modifikuar në të cilën ata do të futin vetëm notat dhe mungesat, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Lajme
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Politikë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Kalo në kategori