Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprat penale vrasje e rëndë në tentativë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale-vrasja e rëndë në tentativë.
Sipas vendimit të gjykatës, aktakuza është ngritur kundër të pandehurit Sh.A., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, si dhe për të pandehurin J.M., për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë”.
Sipas pikës parë të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A, me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre nga Gjakova.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Sipas pikës dy të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A., ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën, në kundërshtim me Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.
“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në aktakuzë.
Sipas pikës së tretë të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri J.M., me dashje ndihmon të pandehurin Sh.A.,duke ia dërguar mjetin e kryerjes së veprës penale – armën të cilën i pandehuri J.M., e posedonte me leje. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj