LAJMI I FUNDIT:

“Xherdani na tregoi të gjithëve sa i rëndësishëm është për Zvicrën” – Xhaka me fjalë të mëdha për Shaqirin

“Xherdani na tregoi të gjithëve sa i rëndësishëm është për Zvicrën” – Xhaka me fjalë të mëdha për Shaqirin

Zvicra mori një barazim ndaj Skocisë me rezultat 1-1 të mërkurën në mbrëmje dhe pavarësisht golit spektakolar të Xherdan Shaqirit, helvetët mbetën me katër pikëve dhe janë shumë pranë sigurimit të kualifikimit në raundin tjetër.

Në përfundim të ndeshjes, kapiteni Granit Xhaka thuri elozhe për Xherdan Shaqirin, që ndonëse në vitet e fundit të karrierës tregoi sërish se mbetet në formë dhe i vlefshëm për Zvicrën.


“Xherdani na tregoi të gjithëve me atë gol, se pse është ende shumë i rëndësishëm për Zvicrën. Ka një të majtë perfekte, që e kanë vetëm pak futbollistë në botë dhe ai gol ishte treguesi më i mirë”, deklaroi Xhaka.

Kapiteni shqiptar i Zvicrës më pas u ndal te sfida ndaj Gjermanisë, e cila do të jetë e fundit në grup.

“Do të përballemi me një skuadër në formë shumë të mirë, siç është Gjermania, që për më tepër ka edhe tifozerinë në krah. Megjithatë jemi optimistë që do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv”, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë

Përfaqësueset
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024

Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024

Përfaqësueset
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Skena kaotike në një duel boksi: Luftëtari grushton gjyqtarin, por i kthehet me të njëjtën monedhë

Skena kaotike në një duel boksi: Luftëtari grushton gjyqtarin, por i kthehet me të njëjtën monedhë

Boks
Kalo në kategori