LAJMI I FUNDIT:

Perisic: E njohim Shqipërinë, ndeshjen duhet ta fitojmë ne

Perisic: E njohim Shqipërinë, ndeshjen duhet ta fitojmë ne

Ylli i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic ka folur para përballjes së sotme me Shqipërinë duke thënë se është një ndeshje të cilën duhet ta fitojnë.

Shqipëria do të ndeshet me Kroacinë sot (e mërkurë) në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut me fillim nga ora 15:00.

Para kësaj përballje thuajse vendimtare për të dyja kombëtaret, ka folur edhe ylli kroat Perisic, i cili ka thënë se e njohin tashmë Shqipërinë, por ekipi i tij është gati dhe duhet të fitojë.


Kroacia – Shqipëri, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Kroacia – Shqipëri, formacionet e mundshme

“Është një lojë që duhet të fitojmë ne. Ne nuk bëmë mirë në ndeshjen e parë dhe duhej të ndryshonim diçka për ndeshjen kundër Shqipërisë. Punuam shumë në për disa ditë dhe besoj se do të jemi gati”, ka thënë fillimisht Perisic për EURO2024.com.

“Ne shikuam disa video të Shqipërisë, gjithashtu disa video nga ndeshjet e tyre kualifikuese dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për ta. Informacionet që gjetëm për ta do t’i mbajmë për vete dhe jam i sigurt që do të jemi gati për ato”.

Trajneri i Kroacisë tregon se cili do të jetë "çelësi" i përballjes me Shqipërinë
Lexo po ashtu Trajneri i Kroacisë tregon se cili do të jetë "çelësi" i përballjes me Shqipërinë

Në fund, ish-ylli i Interit pati disa fjalë edhe për tifozët kroat, të cilët gjithashtu janë në numër të madh në Gjermani.

“Ne e dimë se shumë kroatë jetojnë këtu në Gjermani dhe dua t’i falënderoj shumë për ndeshjen e parë. Shumë prej tyre erdhën për të na mbështetur dhe ne i zhgënjyem, por sot është një ditë e re dhe shpresoj se do të fitojmë tani”, përfundoi anësori kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Përfaqësueset
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Përfaqësueset
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Përfaqësueset
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Përfaqësueset
Kalo në kategori