LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat italiane do ta ndjekin nga afër Mario Mitajn në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë

Skuadrat italiane do ta ndjekin nga afër Mario Mitajn në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë

Mario Mitaj pritet të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës pas dy viteve të kaluara në Rusi.

Mbrojtësi i majtë shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.

Tuttosport ka raportuar se Mitaj mund të transferohet në Serie A gjatë verës, pasi ka tre skuadra që e duan atë.


Lazio dhe Bologna prej kohësh po e ndjekin lojtarin shqiptar i cili përveç paraqitjeve të mira me Lokomotivën, ka shkëlqyer gjithmonë edhe me Kombëtaren shqiptare.

E përditshmja italiane ka raportuar se Mitaj është në listën e dëshirave të Juventusit, me drejtorin Cristiano Giuntoli që e pëlqen shumë shqiptarin.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër do ta ndjekin nga afër në dy sfidat e fundit të Shqipërisë ndaj Kroacisë dhe Spanjës.

Mitaj duket se do të transferohet në Serie A, pasi nuk pritet të ketë ndonjë kosto më të lartë se rreth 7-8 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Ndërkombëtare
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

La Liga
Kalo në kategori