Kur vjen vera dhe temperaturat fillojnë të ngrihen, një nga shijet më të freskëta dhe më të preferuara për fëmijët janë akulloret. Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me kënaqësinë e një akulloreje të shijshme që shkrihet ngadalë në gojë, duke ofruar një fllad të këndshëm në ditët e nxehta verore.
Kjo është koha kur fëmijët kërkojnë freskim, argëtim dhe shije të cilësisë më të lartë, e këtë kënaqësi në Kosovë e ofron Oaza Company të cilët ofrojnë një gamë të gjerë akulloresh të shijshme dhe argëtuese.
Gjatë verës, fëmijët kalojnë shumë kohë jashtë, duke luajtur dhe eksploruar. Akulloret janë një mënyrë e përsosur për t’i freskuar dhe për t’u dhënë energji të re. Për çdo fëmijë, një akullore e ftohtë pas një loje të gjatë në park apo në plazh është një shpërblim i merituar dhe i shumëpritur.
Brendet e akulloreve që ju duhet të provoni këtë verë
Oaza Company ofron një gamë të gjerë akulloresh nga brendet më të njohura, që janë krijuar për të plotësuar çdo shije dhe për të ofruar kënaqësi maksimale. Disa prej tyre janë: Akullore Maxim Premium, Planica, Piran & Otočec, Lučka, Ježek, Tom, BRRR, Lonček dhe Cremosa.
Akulloret Maxim Premium janë të njohura për cilësinë dhe shijen e tyre të klasit të lartë. Akulloret e këtij brendi ofrojnë një përvojë të sofistikuar që kënaq edhe shijet më të rafinuara. Me një përzgjedhje të gjerë shijesh si qershi, lajthi, bajame, çokollatë e bardhë dhe qumësht, boronica, mjedër, vanilje, fruta pasioni, çokollatë e dyfishtë, mascarpone me qershi e shumë shije tjera, Maxim është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë diçka të veçantë dhe të paharrueshme.
Planica është brendi tjetër që sjell një përvojë të vërtetë tradicionale të akulloreve, duke kombinuar receta klasike me përbërës të cilësisë së lartë. Si për fëmijët njësoj dhe për të rriturit, akulloret e Planica ofrojnë një shije autentike që kthehet në lumturi. Shijet e ndryshme që brendi Planica i ofron janë: çokollatë, luleshtrydhe, vanilje, mango, fruta pylli, biskota me gjalpë, kafe, fëstëk, lajthi, madje Planica ofron edhe akullore pa laktozë për të gjithë ata që nuk janë tolerant ndaj produkteve të qumështit me shije vanilje, dredhëz dhe çokolladë.
Piran & Otočec, një kombinim i larmishëm i shijeve, janë të njohura për kreativitetin dhe përzgjedhjen e lloj-llojshme që ofrojnë, ku secili mund të gjejë shijen e tij të preferuar. Kombinimet me qumësht dhe fruta ose shije të vetme përgatiten në sasi të ndryshme teksa ky brend ju ofron mundësinë të eksploroni shijet dhe të zbuloni kombinime të reja dhe të emocionuese.
Për fëmijët dhe të rinjtë në zemër, akulloret Lučka, Tom, Ježek, Lonček dhe BRRR janë të njohura për produktet e tyre që janë krijuar specifikisht për fëmijët. Këto akullore janë gjithmonë një gëzim për fëmijët, sepse jo vetëm që ofrojnë një shije të shkëlqyer, por edhe një aspekt argëtues vizual sepse fëmijët adhurojnë të shohin personazhet e tyre të preferuara në formë akulloreje dhe kjo e bën përvojën akoma më të veçantë dhe të paharrueshme.Të disponueshme janë në shkopinj dhe në gota.
E akulloret Cremosa ofrojnë akullore të pasura dhe kremoze me kako, luleshtrydhe dhe vanilje që janë perfekte për ato momente kur dëshironi diçka të veçantë dhe të këndshme. Këto akullore janë të krijuara për të ofruar çaste të mrekullueshme dhe freskie për të gjithë.
Akulloret janë më shumë se thjesht një ëmbëlsirë për fëmijët. Ato janë një përvojë e plotë që përfshin shijen, teksturën dhe, më e rëndësishmja, momentet e kënaqësisë dhe freskisë së menjëhershme. Ka diçka magjike në mënyrën se si një akullore mund të bëjë çdo ditë të veçantë dhe të ofrojë momente të paharrueshme të argëtimit dhe relaksit.
Në këtë verë të nxehtë, freskohuni dhe kënaquni me akulloret më të mira që ofron Oaza Company. Ofroni fëmijëve tuaj dhe vetes një verë të paharrueshme me akulloret më të shijshme dhe më të freskëta nga brendet më të njohura!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektimi i ushqimit, mbi 400 mijë kilogramë produkte u asgjësuan nga AUV-i gjatë këtij viti
Kosova me shkallë të lartë të varfërisë, Sadiku: Rritja ekonomike e pamjaftueshme
Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë
Në tren për Prizren, me Biskrem!
Qendra Laserike e syrit "Kubati" sjell laserin për eliminimin e dioptrisë Amaris 7D – I vetmi i këtij lloji në rajon
Jeni intolenatë ndaj laktozës por doni akullore? Këto janë brendet pa laktozë
Zbuloni mundësitë e reja për punë me Telegrafi Jobs!
BONEVET me klasë risi
Zhbllokohet OKTA
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024