Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për “taksi ajrore pa pilot” për t’u shërbyer pelegrinëve
![Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për “taksi ajrore pa pilot” për t’u shërbyer pelegrinëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_15-4-780x439.jpg)
Arabia Saudite, të mërkurën, kreu testin e saj të parë për “taksi ajrore pa pilot” në Mekë, me qëllim që t’u shërbejë pelegrinëve të Haxhit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mjeti ajror elektrik EH216-S eVTOL u ngrit në një provë autonome ku morën pjesë ministri i Transportit dhe Shërbimeve Logjistike të Mbretërisë, Saleh al-Jasser dhe presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil (GACA), Abdulaziz al-Duailej.
“Prova u krye për t’u siguruar që taksia ajrore mund të ofrojë shërbime gjatë sezonit të Haxhit”, ka thënë al-Jasser për Al Arabiya, duke folur nga brenda mjetit ajror.
“Pa pilot dhe i kontrolluar nga toka, ky aeroplan përshtatet në dy persona dhe mund të fluturojë pa karburant për një distancë deri në 40 kilometra, i fuqizuar vetëm nga energjia elektrike, në përputhje të plotë me të gjitha parametrat e sigurisë”, shtoi ai.
In a historic Hajj first, Saudi Arabia inaugurated self-driving air taxi in Mecca as part of a trial to serve the pilgrims. #SaudiArabia #Hajj #Mecca #AirTaxi
Read more: https://t.co/Y9dJPPABGk pic.twitter.com/rp3AC0A5JQ
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) June 13, 2024
Al-Jasser tha se do të kryhen prova dhe eksperimente të plota për të zhvilluar këtë shërbim, në mënyrë që të mund të fluturojë në një distancë më të gjatë me një shpejtësi të shtuar.
Shërbimi i taksisë ajrore synon të transportojë pelegrinët midis vendeve të shenjta, të lehtësojë udhëtimin urgjent, të transportojë pajisje mjekësore dhe të ofrojë shërbime logjistike për transportin e mallrave, sipas një deklarate nga Autoriteti i Përgjithshëm i Transportit, të lëshuar nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Është “taksia e parë ajrore në botë që është licencuar nga një autoritet i aviacionit civil”, shtohet në deklaratë.
Ndryshe, mbi 1.5 milionë pelegrinë kanë mbërritur deri më tani në Arabinë Saudite për sezonin e haxhit të këtij viti, kanë njoftuar autoritetet e Mbretërisë në fillim të kësaj jave.
Haxhi është pelegrinazhi vjetor islam në Mekë në Arabinë Saudite dhe është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe duhet të kryhet të paktën një herë nga të gjithë myslimanët që janë të aftë për ta bërë këtë.
Haxhi i këtij viti fillon të premten, më 14 qershor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-30-380x233.png)
Mira Murati për ndikimin e Inteligjencës Artificiale: Disa punë 'ndoshta do të zhduken', por ndoshta sepse 'nuk duhet të ishin aty'
![Motorola G85 arrin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-180-380x233.jpg)
Motorola G85 arrin "në heshtje" në Evropë
![Qeveria amerikane me paralajmërim për shërbyesit civilë – u kërkohet të përditësojnë telefonat Pixel deri më 4 korrik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-164-380x233.jpg)
Qeveria amerikane me paralajmërim për shërbyesit civilë – u kërkohet të përditësojnë telefonat Pixel deri më 4 korrik
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar
![OpenAI vonon ardhjen e zërave ‘joshës’ të asistentëve të ChatGPT](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-174-380x233.jpg)
OpenAI vonon ardhjen e zërave ‘joshës’ të asistentëve të ChatGPT
![Microsoft mund të përballet me një gjobë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_25-2-380x233.jpg)
Microsoft mund të përballet me një gjobë të madhe
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë