LAJMI I FUNDIT:

Murati i përgjigjet ambasadorit Hill, përmes dialogut synojmë normalizimin dhe njohjen reciproke

Murati i përgjigjet ambasadorit Hill, përmes dialogut synojmë normalizimin dhe njohjen reciproke

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se Kosova po përpiqet që përmes dialogut në Bruksel të arrijnë marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Kjo përgjigje e Muratit vjen pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili tha se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian pasi sipas tij evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.


Hill: Evropa nuk do t'ia kërkojë Serbisë njohjen de jure të Kosovës për hyrjen në BE
Lexo po ashtu Hill: Evropa nuk do t'ia kërkojë Serbisë njohjen de jure të Kosovës për hyrjen në BE

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës ne vazhdojmë punën”, është përgjigjur Murati.

Ndërsa Bashkimi Evropian pas deklaratës së ambasadorit Hill tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori