LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja në nivelin më të lartë historik në Shqipëri, 353 milionë euro në tre muajt e parë

Investimet e huaja në nivelin më të lartë historik në Shqipëri, 353 milionë euro në tre muajt e parë

Investimet e huaja direkte kanë vijuar rritjen edhe këtë vit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milionë eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit.


Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja janë rritur me 15.3 %.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikes, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte shënuan vlerën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori