LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska – Davkova nënshkroi Dekretin e Ligjit për riorganizimin e ministrive

Siljanovska – Davkova nënshkroi Dekretin e Ligjit për riorganizimin e ministrive

Presidentja Gordana Siljanovska i nënshkroi Ligjin për riorganizimin e ministrive, i cili u miratua në kuvend të shtunën rreth orës tre të mëngjesit nga 88 deputetë.

“Më lejoni t’ju njoftoj se kam nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili u votua dje në Kuvend me 88 vota “pro””, ka shkruar presidentja në Facebook.


Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një ligj që merret me shumicë prej dy të tretash, të cilin presidenti, sipas nenit 75, paragrafi (4), është i detyruar ta nënshkruajë, gjegjësisht për të cilin nuk ka të drejtë të vetos.

“Ligji është reformator dhe bashkë me të: Së pari, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, duke siguruar funksionalitet dhe përgjegjësi; së dyti, kompetencat do të (shpërndahen) në ministritë përkatëse, të cilat do ta racionalizojnë dhe e bëjnë më efektive punën e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerare, Ministria i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit); Së treti, prioritetet tona strategjike do të institucionalizohen nëpërmjet krijimit të ministrive përkatëse: (Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Dixhital) dhe Së katërti, do të ngrihet niveli i kujdesit social për shëndetin fizik dhe mendor të kombit (Ministria e Sportit), njoftoi në FB presidentja Gordana Siljanovska Davkova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori