LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

VLEN përmes një komunikate thekson se “është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

“Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm”, thonë nga VLEN.


Ata shtojnë se themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv.

“VLEN-i shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE. Organizimi i ri i Qeverisë do të mundësojë shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thekson VLEN.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori