LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ermal Krasniqi, lojtar i Sparta Pragës

Zyrtare: Ermal Krasniqi, lojtar i Sparta Pragës

Ermal Krasniqi e ka mbyllur transferimin te Sparta Praga nga Rapid Bukureshti, pas vetëm gjashtë muajsh qëndrim në këtë klub.

Sulmuesi i krahut shkëlqeu te Rapid Bukureshti, ku shënoi gjashtë gola dhe kishte tre asistime në pranverë.

Telegrafi kishte njoftuar para dy javësh se marrëveshja mes palëve ishte afër, duke zbuluar edhe detaje.


Krasniqi në elitën e futbollit kosovar debutoi te KF Ferizaj, ku u bë i njohur duke shënuar gjashtë gola.

Por kulmi i tij erdhi te FC Ballkani ku u transferua në verën e vitit 2019, ku në 105 ndeshje, të shënojë 39 gola dhe të shtojë 17 asistime.

Në dimrin e vitit 2023, Krasniqi bëri hapin e madh, duke kaluar te Cluj , skuadrën me të cilën u përball në grupet e Ligës së Konferencës, nga ku pas një viti kaloi te Rapid Bukuresht.

Transferimi i Krasniqit te Sparta e Pragës kushtoi 2 milionë euro, derisa Rapidi mund të përfitojë edhe 300 mijë euro të tjera në formë bonusesh varësisht nga paraqitjet e yllit kosovar.

Në kryeqytetin çek, Krasniqi do të gjejë dyshen shqiptare, Endrit Tuci dhe Qazim Laçi./Telegrafi/