LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 23° fair_day

Prej pesë vitesh Tregu i Gjelbër në Lipjan jashtë funksionit

Prej pesë vitesh Tregu i Gjelbër në Lipjan jashtë funksionit

Prej më shumë se pesë vite, që kur qeverisja lokale në Lipjan pati investuar rreth 230 mijë euro për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, ai vazhdon të jetë jashtë funksionit. Lokacioni që gjendet në dalje të qytetit në vitin 2019 kur është planifikuar për treg, ishte kundërshtuar nga qytetarët e shoqëria civile për shkak të largësisë.

Rreth kësaj çështje disa herë ka pasur reagime edhe nga opozita, por deri më tash pa sukses. Qytetarët e Lipjanit aktualisht shërbimet e tregut i marrin në lokacionin e vjetër, në qendër të qytetit.


Arsim Jashari, shef i Grupit të kuvendarëve nga radhët e PDK-së  në Lipjan, ka thënë për Telegrafin se kur është planifikuar ky projekt është cilësuar si Tregu i Gjelbër modern, por sipas tij tashmë ka kaluar në treg “Fantazmë” derisa është demoluar dhe askush nuk e mirëmban atë.

“Nga viti 2019 është kjo gjendje ku qytetarëve të komunës së Lipjanit i ka kushtuar hiç më pak se 232 mijë e 706 euro dhe deri më tani nuk është shfrytëzuar. Pra është një investim i dështuar komplet, janë marrë paratë nga taksat e qytetarëve dhe tash e pesë vjet ka mbetur në këtë gjendje. Dhjetëra herë kam bërë kërkesa, dhjetëra herë kam kërkuar nga ekzekutivi të marrë një përgjigje dhe deri tash nuk kanë dhënë sqarime, andaj kjo është e pa pranueshme sepse e gjithë këto investime me mbetur në këtë gjendje”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, në fillim kur është planifikuar ky projekt, qytetarët e kanë kundërshtuar për shkak të largësisë nga qyteti.

“Qytetarët e patën kundërshtuar, sepse nuk kanë pasur mundësi të vijnë këtu, kurse komuna nuk pati arritur ta bën një zgjidhje tjetër. Tash e gjithë këtë investim e kemi të demoluar, të shkatërruar dhe pa përkujdesje, andaj me të vërtetë është tregu i fantazmave”, ka thënë Jashari për Telegrafin.

Në anën tjetër, Avni Jashari, shef i kabinetit të kryetarit në ekzekutivin e Lipjanit, ka thënë se Tregu i Gjelbër aktualisht po shfrytëzohet për treg të ‘plaçkave’.

“Nuk është funksional për pemë e perime, por është funksional për ‘plaçka’ dhe gjësende tjera. Tregu për pemë dhe perime e kemi lënë në lokacionin e vjetër derisa ta bëjmë një investim në të ardhmen’, ka thënë Jashari.

Ai shpjegon se është e vërtetë se ai treg ishte destinuar për treg të gjelbër, mirëpo shkaku që nuk kanë planifikuar së shpejti ndonjë projekt për lokacionin e vjetër e kanë lënë tregun e gjelbër të funksionoi aty.

“Mirëpo në momentin që fillon ndonjë investim, ne do ta ri-destinojmë prapë atje ku ka qenë dhe ku është destinuar tregu i gjelbër, por duhet të presim derisa të fillon ndonjë investim i ri. Në lokacionin e ri të tregut të gjelbër nëse është nevoja do ta rinovojmë por kjo do të ndodh në momentin kur do ta zhvendosim tregun e gjelbër nga qendra e qytetit në periferi, por ta kenë parasysh qytetarët se ai treg është funksional por për plaçka dhe për gjësende tjera”, ka thënë Jashari. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me 20 vjet e gjashtë muaj burgim katër të akuzuarit

Drejtësi
Momente gati intime mes Erës dhe Noizyt në koncertin Alpha Show - reperi i vendosi dorën në bel dhe në ijë

Momente gati intime mes Erës dhe Noizyt në koncertin Alpha Show - reperi i vendosi dorën në bel dhe në ijë

Magazina
Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Kurti: Në vend të artistëve, Serbia ia dha fjalën huliganëve

Lajme
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Ndërkombëtare
Arsenali do të njoftojë

Arsenali do të njoftojë "së shpejti" nënshkrimin e parë të verës pasi mundi Real Madridin për lojtarin

Premier League
Kalo në kategori