LAJMI I FUNDIT:

Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, dyshohen për kalime ilegale të kufirit

Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, dyshohen për kalime ilegale të kufirit

Gjashtëmbëdhjetë punonjës të policisë kufitare në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni për kalimin e personave drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në mënyrë të paligjshme.

Për tetë prej tyre tashmë është caktuar masë sigurie, ndërsa tetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.


Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Tiranës, punonjësit e policisë dyshohet se, në bashkëpunim me pronarin e një agjencie udhëtimesh, kanë siguruar mundësi për kalimin e qytetarëve të dëbuar shqiptarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej punonjësve të policisë kufitare; “arrest shtëpie” për tre të tjerë dhe “detyrim për t’u paraqitur në polici” për katër të tjerë.

Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, Prokuroria njoftim zyrtar për arrestimin e policëve të Rinasit
Lexo po ashtu Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, Prokuroria njoftim zyrtar për arrestimin e policëve të Rinasit

Dyshimet që bien mbi ta, kanë të bëjnë me “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Pronari i agjencisë që ka bashkëpunuar, u ndalua pak ditë më parë, pasi u kap me lëndë narkotike.

Hetimet e vazhdueshme, pastaj, zbuluan skemën e grupit në fjalë.

Sipas Prokurorisë në Tiranë, së paku 200 shtetas janë lejuar të kalojnë paligjshëm nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” drejt vendeve të BE-së.

Në një rast rezulton se është lejuar edhe kalimi i një të mituri pa prokurën e prindit.

Grupi që mundësonte kalimin, thuhet se përfitonte një shumë prej 500 eurosh nga secili.

Kjo veprimtari e paligjshme, sipas Prokurorisë në Tiranë, zgjati rreth një vit – nga muaji mars i vitit 2023 deri në mars të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori