LAJMI I FUNDIT:

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayern Munichu pritet të ketë një fytyrë krejtësisht tjetër nga sezoni i ri, me Vincent Kompanyn që ka ardhur në krye të skuadrës.

Bavarezët pritet të bëjnë revolucion, pasi e kanë mbyllur sezonin pa trofe dhe kjo gjë nuk i kishte ndodhur për vite me radhë.


Rekordmenët gjermanë tanimë kanë bërë goditjen e parë në afatin kalimtar të verës dhe Bayerni është gati ta finalizojë marrëveshjen e Jonathan Tah, një nga më të mirët te Bayer Leverkuseni këtë edicion.

Bayerni i gatshëm të shpenzojë për një nga yjet e mëdha të Leverkusenit
Lexo po ashtu Bayerni i gatshëm të shpenzojë për një nga yjet e mëdha të Leverkusenit

Sipas raportimeve të Sky Sport, tashmë ka një marrëveshje verbale mes lojtarit dhe Bayernit, me kushtet personale të përcaktuara praktikisht për një kontratë që do të zgjatej deri në vitin 2028.

Tah, i cili aktualisht është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2025, është në kërkim të një ndryshimi drejtimi në karrierën e tij.

Në moshën 28-vjeçare, mbrojtësi duket gati për të bërë kapërcimin drejt një prej gjigantëve të Bundesligës. Edhe pse detajet më të rëndësishme janë diskutuar me ekipin e agjentëve të tij, kjo ende nuk garanton përfundimin e transferimit, duke qenë se për mbrojtësin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera.

Leverkuseni kërkon të mbajë mbrojtësin e tij, nuk do të jetë një negociator i lehtë. Situata është e komplikuar nga fakti se Bayern tashmë ka katër qendërmbrojtës në skuadrën e tij, megjithëse Dayot Upamecano mund të jetë në listën e largimit të klubit bavarez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Premier League
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori