Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë akuzuar sot Komunën e Prishtinës për siç thanë “se me planin e Kalabrisë po provohet të përsëritet Badoci”.
Në një reagim përmes një njoftimi të Komunës së Prishtinës thuhet se këto akuza janë të pabaza dhe me qëllime puro politike për të penguar një proces të transformimit të kryeqytetit, Planin Rregullues për Lagjen Kalabria.
Sipas reagimit bëhet e ditur se veprime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën kur Partia Demokratike e Kosovës ka tentuar përmes sabotimit të shumë proceseve të ndalin punën e tyre.
Lexoni më poshtë reagimin e Komunës së Prishtinës:
“Plani Rregullues për Lagjen Kalabria ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e parapara ligjore për dokumentet e tilla. Dokumenti është hartuar nga një grup punues me ekspertë të drejtorive përkatëse, përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtar të planifikimit urban. Plani ka kaluar nëpër periudhën 30 ditore të konsultimeve publike me banorët e Lagjes Kalabria për të informuar ata rreth detajeve të Planit si dhe për të marrë parasysh sugjerimet e tyre.
Janë mbajtur shumë konsultime publike grupore me banorë dhe pronarë të tokave në Lagjen Kalabria. Po ashtu, kemi pritur në dhjetëra raste qytetarë individual të Lagjes Kalabria të cilët kanë kërkuar informata dhe detaje rreth Planit. Pra, përpos takimeve publike grupore, dera e institucionit të Kryeqytetit ka qenë e hapur gjatë gjithë procesit. Drejtorët përkatës kanë qenë në dispozicion dhe kanë takuar të gjithë banorët e Lagjes që kanë kërkuar informata për këtë çështje.
Përveç rregullimit të shumë problemeve që kanë banorët e Lagjes, ky Plan parasheh rritjen e vlerës së ndërtimit në pronën komunale. Kjo është bërë në mënyrë tërësisht transparente dhe ligjore. Qëllimi i ngritjes së kësaj vlere të ndërtimit është që investitorët potencial që shprehin interes për investim në këtë pronë komunale, do të kushtëzohen me ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik. Pra, rritja e vlerës së ndërtimit në këto prona do të sigurojë ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik pa e ngarkuar buxhetin e Kryeqytetit dhe pa ngarkuar qytetarët. Unaza e Kryeqytetit kap një vlerë prej rreth 350 milion Euro (rreth 150 milion eksproprijim të pronave private dhe rreth 200 milion ndërtim) ndërsa Fshati Olimpik rreth 200 milion Euro.
Pra, me miratimin e këtij Plani Rregullues mund të financohen këto dy projekte madhore të Kryeqytetit që arrijnë vlerën totale rreth 550 milion Euro.
Prandaj, sigurojmë qytetarët se miratimi i këtij Plani Rregullues nuk do të dëmtojë pronën publike, nuk do të rëndojë qytetarët e buxhetin e Kryeqytetit, por përkundrazi do të rezultojë me ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik e cila do të jetë në dobi të qytetarëve të gjithë Republikës së Kosovës. Kjo masë është ndërmarrë për shkak se ndërtimi i Unazës së Kryeqytetit është duke u vonuar tash e sa kohë si rrjedhojë e mungesës së mbështetjes dhe bashkëpunimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nevojës për ndërtimin e Fshatit Olimpik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë