LAJMI I FUNDIT:

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka mbështetur ndarjen e Barcelonës me trajnerin Xavi Hernandez, por ka dhënë edhe një arsye bindëse rreth kësaj.

Barcelona vendosi të ndahet me Xavin pas përfundimit të sezonit dhe kjo ndarje ka befasuar shumë njohës të futbollit.


Megjithatë, Ancelotti nuk është befasuar dhe nuk ka hezituar të jap mendimin e tij kur u pyet për largimin e Xavit nga Barcelona.

Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi
Lexo po ashtu Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

“Kur nuk ka një marrëdhënie të mirë mes klubit dhe trajnerit, gjëja më e mirë është të ndaheni”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Më ka ndodhur shumë herë. Ndonjëherë më ka ndodhur te Napoli, te Bayern Munich, te Chelsea…”.

“Është më mirë të ndahemi, dhe mendoj se është mirë për Xavin dhe mund të jetë mirë edhe për Barcelonën”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Ancelotti ka shprehur gjithmonë mbështetjen publike për Xavin edhe kur kohët ishin të vështira si për Barcelonën ashtu edhe për legjendën e tyre.

Marrëdhënia mes Xavit dhe Joan Laporta me të vërtetë u përkeqësua në javët e fundit të sezonit.

Presidenti nuk i pëlqeu disa nga deklaratat publike të Xavit dhe vendosi të shkojë për një ndryshim të papritur, duke punësuar në vend të tij Hans-Dieter Flick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Shkruhet historia: Ndodhi në Euro 2024 ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në asnjë Kampionat Evropian

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Kalo në kategori