LAJMI I FUNDIT:

Griezmann ka një klauzolë qesharake në kontratën me Atletico Madridin, disa skuadra tashmë po e vëzhgojnë

Griezmann ka një klauzolë qesharake në kontratën me Atletico Madridin, disa skuadra tashmë po e vëzhgojnë

Raportimet e mediave sugjerojnë se klauzola e lirimit të Antoine Griezmann është vetëm 15 milionë euro, pavarësisht se ka dy vjet të mbetura nga kontrata e tij.

Sipas mediumit francez L’Equipe, disa klube të Ligës Premier janë duke e vëzhguar situatën, së bashku me ekipet nga MLS dhe Arabia Saudite.

Griezmann u dallua në sezonin 2023/24 të La Ligës, duke shënuar 16 gola dhe duke asistuar gjashtë herë për Atleticon, duke i ndihmuar ata të sigurojnë vendin e katërt në tabelë.


33-vjeçari francez rivitalizoi karrierën e tij në Madrid pas një periudhe zhgënjyese te Barcelona.

Ai fillimisht u kthye te Atletico si huazim në vitin 2021 përpara se ta bënte lëvizjen e përhershme për vetëm 20 milionë euro plus bonuse një vit më vonë, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2026.

Griezmann ka shprehur interesim për të luajtur në Major League Soccer në të ardhmen.

“Përtej Evropës, ajo që do të doja më vonë është MLS. E kam pranuar gjithmonë këtë. Por, Atletico do të jetë pothuajse 100 për qind klubi im i fundit në Evropë. Është vendi ku unë dua të jem, aty ku e shoh veten më të lumtur dhe këtu jam në shtëpi”, ka thënë Griezmann. /Telegrafi/