LAJMI I FUNDIT:

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër – ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër – ia shikon çdo ndeshje

Kylian Mbappe ka theksuar edhe një herë mbështetjen e tij për gjigantin e Serie A, Milanin, duke pretenduar se shikon çdo ndeshje të tyre në ligë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i larguar së fundmi ishte në Sardenjë të martën, për të marrë çmimin e Kampionatit Evropian të Globe Soccer.

Ndërsa ishte në Itali, Mbappe foli për Sky Sport, duke diskutuar një sërë temash duke përfshirë çmimin e tij të fundit, vendimin e tij për t’u larguar nga PSG dhe dashurinë e tij të fëmijërisë për Milanin.


“Gjithmonë kam thënë se një ditë më duhej të shkoja në Itali, do të shkoja te Milani”, deklaroi Mbappe.

“Unë kam qenë një tifoz i madh i Milanit që kur isha fëmijë dhe i shikoj të gjitha ndeshjet e tyre në Serie A”.

25-vjeçari nuk e ka fshehur dashurinë e tij për kuqezinjtë vitet e fundit, duke thënë për media të shumta se San Siro do të ishte destinacioni i tij i zgjedhur nëse do të bënte kalimin në Serie A në një fazë të karrierës së tij.

Nëna e Mbappes, Fayza Lamari, gjithashtu ka mbështetur këto pretendime, duke këmbëngulur se kur ai të kthehej në shtëpi nga shkolla ose stërvitja, “ai do të fliste vetëm për Milanin”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori