LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë lidhur me rastin e dhunimit të 18 vjeçares në Ferizaj

Aktakuzë lidhur me rastin e dhunimit të 18 vjeçares në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë i Ferizajt, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 01 e deri më 02 maj të vitit 2024, në një motel në Ferizaj, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën – si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqim.


“Fillimisht i pandehuri e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social ‘Facebook’ që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hip në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryejë akt seksual disa herë dhe ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr  dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori