LAJMI I FUNDIT:

Përparësitë e Kosovës si shtet i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Përparësitë e Kosovës si shtet i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Tejet të rëndësishme po e konsiderojnë këtë vendim për Kosovën, anëtarët e delegacionit, deputetët e Kuvendit, teksa shpjegojnë edhe përfitimet për shtetin krahasuar me anëtarin vëzhgues siç e kishte statusin deri tani. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, ky proces nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në procesin e anëtarësimit në NATO.

Një hap afër anëtarësimit në NATO, kështu së paku po konsiderohet nga politikanët të jetë afruar Kosova, tash që e morri statusin si vend i asocuar i Asamblesë Parlamentare të Aleancës Veri-Atlantike.


Një sërë përparësish do të fitojë Kosova, për dallim prej asaj që ishte paraprakisht si vend vëzhgues.

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin
Lexo po ashtu Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Një nga anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamble, po e konsideron tepër të rëndësishëm këtë hap, teksa shpjegon dallimin dhe përfitimin tani për Kosovën.

“Po thuajse jemi bërë të barabartë, me status të barabartë me të gjitha vendet të cilat kanë këtë status. Bashkë me ne është pranu edhe Malta, është votu po thuajse përnjëherë me ne, ajo përpara ne mbrapa. Ne s’kemi të drejtë vetëm të drejtë vote në Asamblenë Parlamentare”, ka thënë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Xhavit Haliti – Deputet i PDK-së

Nga ana tjetër eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, situatë të favorshme e konsideron këtë sukses, veçse sipas tij kjo nuk ka impakt të drejtpërdrejt me anëtarësimin në NATO.

“Assesi nuk ka ndonjë impakt në proçesin teknik, procedural të anëtarësimit të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Pra, me këtë theks do duhej të vlejë fakti që tani më situata është më e favorshme në kontekstin e gjerë politik”, ka thënë për Dukagjinin eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Drizan Shala – Ekspert i sigurisë

Nga qershori i vitit 2014, Kosova përfaqësohej si delegacion vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

Politikë
Kalo në kategori