LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Regjistrimi i Popullsisë 2024 prodhon efekte të dyanshme

Tahiri: Regjistrimi i Popullsisë 2024 prodhon efekte të dyanshme

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se regjistrimi i popullsisë i realizuar këtë vit prodhon efekte të dyanshme.

Përmes një reagimi, Tahiri ka thënë se sa më parë duhet të sillet në Kuvend Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal.


“Për këtë duhet të sillet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, si instrument për financim të qëndrueshëm e garantim të mirëqenies dhe zhvillimit në komuna”, ka thënë Tahiri.

Ceremonia përmbyllëse e regjistrimit të popullsisë, Kurti: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në planifikimin e së ardhshmes
Lexo po ashtu Ceremonia përmbyllëse e regjistrimit të popullsisë, Kurti: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në planifikimin e së ardhshmes

Tahiri ka thënë se financimi komunal përcaktohet sipas formulës ku kriteri kryesor i ndarjes buxhetore është numri i banorëve.

“89% e grantit për komuna ndahet në bazë të kriterit ‘Per Kapita’. Kjo situatë do të reflekton edhe në numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale dhe pagat e të emëruarve dhe zgjedhurve politik. Si përgjigje ndaj kësaj, duhet reflektuar edhe formulat e finacimit, ngase komunat përtej numrit të banorëve kanë përgjegjësinë e investimeve kapitale, e kjo me shtrirje të gjerë në teritor, mirëmbatjen e objekteve shkollore, spitalore e publike, si dhe pagesat e komunalive e bënë edhe më të vështirë”, ka thënë Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori