LAJMI I FUNDIT:

Analistët politikë: Qeveria Kurti pa program të qartë, opozita “luftë mes vete”

Analistët politikë: Qeveria Kurti pa program të qartë, opozita “luftë mes vete”

Qeverinë aktuale të Kosovës, analistët e përshkruajnë pa një program të qartë, objektivë dhe fokus.

Sipas analistëve, kryeministri Kurti më shumë se shkuarja në zgjedhje, i intereson përçarja e opozitës në mënyrë që të mos ketë një frymë të fuqishme e cila do ta dëmtonte në kuptim të numrave.

Ndërsa, rreth qasjes së opozitës për zgjedhje, ata e komentojnë se ka filluar të shkojë në drejtim të gabuar, sepse në vend që të sulmojë dhe kritikojë për të rrëzuar qeverinë si zakonisht, tashmë ka filluar një luftë e brendshme ndërmjet opozitës duke kritikuar njëra-tjetrën se po i bënë favore pushtetit.


Analisti Rrahman Paçarizi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me një veprim finok ka arritur që ta orientojë energjinë e opozitës në një luftë të brendshme ndërmjet vete në vend se ajo luftë të bëhej kundër Qeverisë, shkruan kp.

“Qasja e opozitës për zgjedhje mendoj që ka nisur të shkojë në drejtim të gabuar sepse në vend se opozita të orientohet aty ku normalisht orientohet për ta sulmuar, kritikuar dhe për ta rrëzuar Qeverinë, tashmë ka filluar një luftë e brendshme ndërmjet opozitës duke e kritikuar njëra-tjetrën se po i bënë favore pushtetit dhe unë mendoj se Kurti me një veprim finok, inteligjent ka arritur që ta orientojë, ta kanalizojë energjinë e opozitës në një luftë të brendshme ndërmjet vete në vend se ajo luftë të bëhej kundrejt Qeverisë.

Kurtit më shumë se shkuarja në zgjedhje i intereson paraprakisht përçarja e opozitës në mënyrë që të mos ketë një frymë të fuqishme e cila do ta dëmtonte në kuptim të numrave. Fakti që opozita e ka pranuar këtë lojë të pushtetit është mjaft i dëmshëm për të mos garantuar një sukses apo për të mos ndryshuar asgjë edhe në rast se mbahen zgjedhjet në fund apo fillim të muajit të ardhshëm”, ka thënë Paçarizi.

Ndërsa, analisti tjetër politik, Dritëro Arifi, ka thënë për KosovaPress se opozita përveç deklaratave në rrjete sociale dhe konferencë për shtyp nuk ka pasur ndonjë lëvizje tjetër më serioze për ta lëkundur pozitën e qeverisë.

“Opozita realisht nuk ka ndonjë qasje serioze kritike ndaj LVV-së apo Qeverisë aktuale sepse po hymë në vitin e katërt dhe nuk është që kemi pa ndonjë organizim të mirëfilltë për ndonjë qëndrim të politikës kosovare për të cilat kemi pasur shumë lëkundje me partnerët ndërkombëtarë.

Opozita përveç deklaratave në Facebook dhe ndonjë konferencë për shtyp, e cila nuk e ka megjithatë qytetarin e zakonshëm, nuk ka pasur ndonjë lëvizje tjetër më serioze për ta lëkundur pozitën e qeverisë. Fjala dështim është fjalë shumë e rëndë por mund të themi se ka një notë kaluese shumë të dobët, kështu e kisha përshkruar Qeverinë Kurti, pa një program të qartë pa një objektiv dhe fokus dhe po vërehet se projektet e mëdha nuk i kemi parë dhe jam i bindur që nuk do ti shohim deri në fund të këtij mandati që kanë mbetur maksimumi dhe gjashtë muaj”, ka shtuar Arifi.

Tema e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë është riaktualizuar pas takimit në mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, takim ky që ndodhi pas ftesës së shefit të ekzekutivit ndaj krerëve të partive opozitare, por që u refuzua nga LDK e AAK.

Krasniqi, i cili ishte i vetmi nga opozita që iu përgjigj ftesës së Kurtit për të diskutuar agjendën legjislative, kishte thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme.

Ai tha se PDK-ja është e gatshme të gjejë dakordim me të gjitha partitë parlamentare për të shpërndarë Kuvendin “përmes një mocioni të përbashkët”.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, të lëshuar më 14 maj, kishte thënë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë “marrëveshjeje të pre-aranzhuar prapa dyerve të mbyllura e darkave”.

Dorëheqjen apo shkarkimin e kryeministrit Kurti e kërkoi edhe partia tjetër në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve caktohet nga presidentja e vendit, pas konsultimeve me partitë politike. Kjo ndodh pasi të shpërndahet Kuvendi.

Në bazë të kalendarit zgjedhor zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhej të mbaheshin në fillim të vitit 2025.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori