LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja, trajneri që vendosi dominim në futbollin kosovar

Ilir Daja, trajneri që vendosi dominim në futbollin kosovar

Trajneri nga Shqipëria, Ilir Daja ka vendosur dominim në futbollin kosovar pas sukseseve të njëpasnjëshme me skuadrën nga Suhareka, Ballkani, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm që nga emërimi i tij.

Ilir Daja erdhi si një emër i njohur nga Shqipëria, por pa shumë bujë në fillimin e janarit 2022, duke zëvendësuar Bekim Isufin në stolin e Ballkanit.

Trajneri nga Shqipëria mori klubin therandas në pozitën e tretë në gjysmë të sezonit 2021/22, por bëri mrekulli qysh në sezonin e parë.


Në fund të sezonit, Daja arriti t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë në histori, duke u shpall kampion në Superligën e Kosovës.

Por, ky ishte vetëm fillimi i dominimit të trajnerit 57-vjeçar në futbollin kosovar.

6 trofe në 2 vite e gjysmë

Kupa e Kosovës ishte trofeu i vetëm që i mungonte Dajës dhe Ballkanit që nga ‘martesa’ e tyre në dimrin e 2022-të.

Këtë trofe e arritën të mërkurën pasdite pasi mposhten Prishtinën pas penalltive (4-2), ku ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 2-2.

Me trofeun e Kupës së Kosovës, Daja shkon në kuotën e gjashtë trofeve në vetëm dy vite e gjysmë.

Pasi ka fituar titullin e Kosovës këtë sezon 2023/24 dhe Kupën e Kosovës, atëherë i takon automatikisht edhe trofeu i Superkupës së Kosovës.

Daja ka fituar titullin edhe në sezoni e kaluar 2022/23, si dhe Superkupën e Kosovës në vitin 2023.

I vetmi në Kosovë

Trajneri tiranas është i vetmi në Kosovës që ka arritur kaq shumë trofe brenda një kohë kaq të shkurt.

Ka emra tjerë trajnerësh të njohur si Afrim Tovërlani, Zekirija Ramadani, Genc Hoxha dhe Ajet Shosholli, por asnjeri nuk ka arritur gjashtë trofe në dy vite e gjysmë.

Shkruan emrin në histori

Daja është bërë trajneri i parë në histori që arrin të fitojë trofe tituj të Superligës së Kosovës radhazi.

Nga dy herë radhazi e kanë fituar Genc Hoxha me Besën e Pejës (2002/06, 2006/07) dhe Afrim Tovërlani me Prishtinën (2007/08, 2008/09).

Tiranasi gjithashtu ndan pozitën e dytë se bashku me Zekirija Ramadanin me nga tre tituj të fituar dhe vetëm Tovërlani është para tyre me katër tituj.

Suksesi në Ligën e Konferencës

Trajneri 57-vjeçar është i vetmi trajner që ka arritur ta kualifikojë një klub të Kosovës në garat evropiane.

Daja këtë e ka arritur në dy sezone, duke e kualifikuar Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës.

Hera e parë ishte në edicionin 2022/23, ku përfundoi i katërti me katër pikë, ashtu sikurse edhe në edicionin 2023/24 që përfundoi në pozitën e njëjtë me po aq pikë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori