Nga ndenja e triumfit te gjesti i dhënies të trofeut për bashkëlojtarët – Berat Gjimshiti tregon të gjitha
Berat Gjimshiti ka folur për triumfin e Atalantës në Ligën e Evropës, ndjenjën e fituesit, gjestin e dorëzimit të trofeut te bashkëlojtarët dhe gjithçka tjetër.
Atalanta arriti të thyej Bayer Leverkusenin pas 51 ndeshjesh pa humbje, duke mposhtur me rezultat të pastër 3-0 në finalen e Ligës së Evropës.
Trofeu i dytë në histori për Atalantën pas Kupës së Italisë më 1963 erdhi pas një paraqitje mbresëlënëse nga të gjithë lojtarët, por në veçanti Ademola Lookman, i cili shënoi het-trik.
“Është e vështirë të gjesh fjalët në këtë moment, vështirë se mund ta kuptoj se çfarë bëmë”, ka thënë fillimisht Gjimshiti për Sky Sport Italia.
“Ky është një sukses shumë i madh, veçanërisht pasi humbëm finalen e Kupës së Italisë një javë më parë dhe disponimi ynë nuk ishte i mirë, pasi nuk luajtëm mirë. Megjithatë, për momentin nuk më intereson që i humbëm ato tre finalet e tjera, sepse fituam këtë!”.
𝐂 𝐀 𝐌 𝐏 𝐈 𝐎 𝐍 𝐈 🏆🇮🇹 pic.twitter.com/MWRGiPu4Pd
— 433 (@433) May 22, 2024
Edhe pse ai ishte kapiten në mbrëmjen e së mërkurës, Gjimshiti ia dorëzoi trofeun për ta ngritur dy bashkëlojtarëve të tij, Marten de Roon dhe Rafael Toloi.
“Kam qenë këtu për tetë vjet dhe kam qenë kapiten sonte, por Toloi dhe De Roon janë përpara meje. Isha krenar të dija se do të mbaja shiritin sot, por të gjithë japin gjithçka”.
“Ne luajtëm shumë mirë sonte dhe e merituam plotësisht, nuk kishte asnjë dyshim këtë mbrëmje. Ndoshta motoja e tifozëve ‘përtej rezultatit’ ishte sepse nuk fituam kurrë! Por, ata na mbështetën vazhdimisht, edhe në finalet e humbura, dhe të gjithë e meritojnë këtë sukses”.
Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm për Atalantën, e cila është transformuar totalisht nga trajneri Gian Piero Gasperini që nga ardhja e tij në 2016.
“Kur erdha për herë të parë, Atalanta po luante për të shmangur rënien. Duke sjellë Gasperinin dhe këtë filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe të marrë më të mirën nga të gjithë, me kalimin e viteve fillova të imagjinoja se mund të fitonim një trofe. Ndoshta jo Ligën e Evropës, kisha shpresuar për Kupën e Italisë, pasi u afruam tre herë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje