LAJMI I FUNDIT:

Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli

Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli

Mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos ka njoftuar vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli pas Kampionatit Evropian të kësaj vere.

34-vjeçari, i cili fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve me Los Blancos gjatë një periudhe 10-vjeçare të mbushur me trofe, ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram këtë të martë.


“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time. Jeta ime si futbollist – por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë”.

“Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull përfundon. Nuk do ta harroj kurrë atë kohë të suksesshme! Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan”.

View this post on Instagram

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

“Por veçanërisht dua t’ju falënderoj, të dashur Madridistë, për pritjen e ngrohtë dhe dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit”.

“Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas kampionatit evropian”.

“Siç e kam thënë gjithmonë: Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit. Jam i lumtur dhe krenar, që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe se mund ta zgjidhja atë vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoj karrierën time në kulmin e nivelit tim të performancës”.

“Që tani e tutje ekziston vetëm një mendim kryesor: Shkojmë për të 15-tin!!! Përgjithmonë Madrid dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Kroos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali do të njoftojë

Arsenali do të njoftojë "së shpejti" nënshkrimin e parë të verës pasi mundi Real Madridin për lojtarin

Premier League
Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Ndërkombëtare
Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Përfaqësueset

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
Tre kombëtare kanë mundur të kapërcejnë rregullin e ri rigoroz të UEFA-s në Euro 2024

Tre kombëtare kanë mundur të kapërcejnë rregullin e ri rigoroz të UEFA-s në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori